Asnjë nuk ka lindur me një super vetëbesim në mendjen e tij, por vetëbesimi është një gjë që rritet ndërkohë që ti rritesh. Është gjithçka që krijon sjelljen tënde: nga mënyra sit i e jep dorën e deri tek mënyra si  ti merr vendimet.

Prandaj ne vendosëm tju ndihmojmë me këto këshilla për rritjen e vetëbesimit:

  1. Vizualizoje veten siç dëshiron të jesh

Vizualizimi është një teknikë e të parit të imazhit për veten tënde, në mendjen tënde. Kur nuk kemi një vetbesim të lartë e perceptojmë veten në situata ku nuk duam të jemi pjesë. Praktikoni vizualizimin pozitiv dhe do të ndryshoni mendim.

  1. Përmirësoni veten

Nuk është gabim të pranoni se shumë herë ju mund të përmirësoheni.  Edhe nëse jeni të bindur se ka kaluar koha kur mund të bëheshit një njeri më i mirë se jeni, gaboheni. Përdoreni çdo ditë të re për të përmirësuar diçka nga vetja.

  1. Bëj diçka që të tremb çdo ditë

Mënyra më e mirë për të përballuar frikën tënde është që ta ballafosh. Nuk po themi të hidhesh nga ndërtesa më e lartë, por së paku ajo që mund të bëni është vendosni se asgjë nuk ju tremb nga aktivitetet që mund tju përmirësojnë çdo ditë.

  1. Vini në punë kritikun brenda vetes

Kjo nuk do të thotë se duhet të kritikoni gjithmonë dështimet tuaja si gjëja më e keqe që mund tju ndodhë. Përkundrazi, ju mund të jeni kritikë pozitivë dhe negativë për zgjedhjet tuaja por kryesorja është gjithmonë te jeni konstruktivë.

  1. Bëni sfidën e 100 ditëve të mohimit

Të thuash ‘jo’ do të arrijë tju bëjë të lumtur. Ndonjëherë të thënurit jo është pjesë e ndërtimit të vetë besimit tuaj dhe ne e mirëpresim të thënurit jo!

  1. Ndërtoni një vete për të fituar

Që të ndërtoni një vtëbesim të vërtet ju duhet ta imagjinoni gjithmonë veten si kampionë të të ardhmes. Sapo të ndërtoni një ‘vete’ që ju e shihni si kampion, atëherë do të jetë më e lehtë të fokusoheni në listën tuaj të gjërave që dëshironi të bëni.

  1. Ndihmoni të tjerët

Të ndihmosh dikë mund të të japë forcën të ndiheni mirënjohës për çfarë zotëroni vetë. Ndihesh shumë mirë kur arrin të bësh një ndryshim për jetën e dikujt dhe kjo do tju bëjë që të ndiheni më mirë edhe me veten.

  1. Kujdesuni për veten

Jo vetëm fizikisht duke shkuar në palestër, por edhe mendërisht dhe shpirtërisht . Është e vështirë të ndihesh mirë me veten kur nuk kujdesesh për të, kështuqë mendoni se nëse kujdeseni për veten edhe të tjerët do të kujdesen për ju në po të njëjtën mënyrë.

  1. Krijoni hapësirë private

Je ti dhe pastaj vjen bota! Bota nuk ka përse të kthehet në hapësirën tënde private por ju duhet të merrni kohën tuaj herë pas here të krijoni hapësirën tuaj personale.

  1. Hiqni dorë nga lidhjet toksike

Të lëshosh ndonjëherë të bën të ndihesh më mirë se të shtrëngosh diçka më shumë se duhet.  Një lidhje apo një person toksik mund të ndikojë edhe në vetëbesimin tënd kështuqë bëni më të mirën për të mbajtur vetëm persona pozitivë në jetën tuaj.