Me rritjen e përdorimit të smartfonëve dhe Wikipedia-s, janë rritur edhe shqetësimet se ndoshta ndërtesat plot me libra do të “dalin nga moda”. Megjithatë, gjatë këtij mijëvjeçari të ri, janë ndërtuar disa nga bibliotekat më të bukura e më të mëdha.


Londër, Mbretëria e Bashkuar

E ndërtuar në vitin 2000, kjo bibliotekë shënon fillimin e ringjalljes së bibliotekave në Britani. Në vitin e saj të parë, gjysmë milion njerëz hynë përmes këtyre dyerve dhe ndërtesa fitoi Çmimin Stirling për Arkitekturën. Shumë shpjet biblioteka u shndërrua në një pikë referimi të qytetit, me një ambjent të brendshëm vërtet radikal.

Biblioteka Filologjike, Universiteti i Lirë i Berlinit – Berlin, Gjermani

Kur Norman Foster u punësua për të ndërtuar një librari të re për këtë universitet të Berlinit, ai mendoi se njerëzit preferojnë të lexojnë në një vend të qetë, me një dritë natyrale, ndoshta pranë një peme. Kjo librari u ndërtua në vitin 2005 dhe ka formën e trurit të njeriut – ndaj dhe njihet si “Truri i Berlinit”.  

Biblioteka Kombëtare – Riga, Letoni

Biblioteka Kombëtare e Letonisë duket se përfaqëson ulje-ngritjet e këtij shteti baltik. Ajo u ndërtua në 1919 pasi Letonia fitoi pavarësinë por humbi statusin e saj kombëtar kur shteti u bë pjesë e Bashkimit Sovietik në 1940. Në 1990 filloi ndërtimi i një biblioteke të re në qytet, e dizenjuar nga Gunnar Birkerts që përfundoi vetëm në vitin 2014 – atëherë kur Riga u shpall Kryeqyteti Europian i Kulturës.

Biblioteka “Aleksandria” – Aleksandri, Egjipt

Dikur një nga bibliotekat më të mëdha  në botë, biblioteka e Aleksandrisë u shkatërrua plotësisht gjatë një zjarri nga Jul Çezari. Gjysmë milion dorëshkrime u zhdukën përgjithmonë. Asgjë nuk mund t’i kthejë dot ato kryevepra mbrapsht por tashmë Aleksandria ka një bibliotekë të re dhe një nga më të bukurat në botë. E ndërtuar në vitin 2002, ajo përmban në brendësi 13 qendra kërkimore akademike dhe 15 ekspozita të përhershme dhe vizitohen nga rreth 1.5 turistë çdo vit.

Biblioteka e Universiteti Teknologjik “Brandenburg” – Cottbus, Gjermani

Kjo bibliotekë është ndërtuar në vitin 2004 nga arkitektët zvicerianë Herog dhe De Meuron. E vendosur në qendër të universitetit, ndërtesa është zbukuruar me shkronja të gjuhëve të ndryshme. Edhe pse pjesa e jashtme e bibliotekës ngjan elementare, pjesa e brendshme është mjaft moderne.

Biblioteka “Sir Duncan Rice” – Universiteti “Aberdeen”, Skoci

Ndyshe nga kullat e tjera jo shumë elegante në Skoci, kjo bibliotekë e hapur prej Mbretëreshës Elizabet në 2012 është mjaft moderne e interesante dhe është krahasuar shpesh me një far që lidh qytetin me detin. Fasada në formë zig-zagu i përshtatet ngjyrave dhe temperaturave të jashtme. Në vitin 2013 biblioteka fitoi Çmimin Kombëtar të Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë (RIBA).

“De Krook”  – Gent, Belgjikë

Në ndryshim nga monumentet e tjera antike të qytetit, De Krook është një strukturë metalike që lidh qendrën historike të qytetit me lagjen e artit. E njohur si “një shtëpi e hapur për dijen dhe risitë”, ky kolektiv institucionesh që përfshin dhe bibliotekën e qytetit është një katalizator i vërtetë kulturor. Në këtë ndërtesë organizohen shpesh diskutime dhe ekspozita.

Libraria e Birmingham – Mbretëria e Bashkuar

Vendimi për ndërtimin e një librarie të re në qytet u prit me habi nga  njerëzit – qyteti i dytë më i madh i Britanisë e kishte një bibliotekë me rreth një milion vizitorë në vit. Biblioteka e vjetër u shemb për t’i lenë vendin kësaj ndërtese të re 10-katëshe të dizenjuar nga arkitektët hollandezë Mecanoo në vitin 2013. Biblioteka ofron pamje të mrekullueshme në gjithë qytetin dhe u shndërrua menjëherë në një vend mjaft të populluar. Ajo ka tashmë 2 milion vizitorë çdo vit.

Biblioteka Qendrore e Seattle – SHBA

Në vitin 1997 Seattle miratoi vendimin për rikonstruktimin e 27 bibliotekave publike. Më shumë se gjysma e buxhetit të parashikuar shkoi për ndërtimin e Bibliotekës Qendrore e cila u hap në vitin 2004. Fasada e saj prej xhami krijon një hapësirë plot ajër dhe dritë në brendësi të saj. Në bibliotekë gjenden rreth 1.5 milion libra dhe ajo vizitohet nga më shumë se 2 milion njerëz në vit.

Biblioteka dhe Qendra e të Mësuarit në Universitetin e Vienës – Austri

Kjo bibliotekë futuriste në qendër të kampusit të ri ekonomik të Vienës përfaqëson stilin skulpturor e gjithëpërfshirës të arkitektes së saj, Zaha Hadid. Catia e saj e veçantë e bën atë një ikonë të Vienës moderne.