1. Provoni një ‘sfidë’ ushqimi

Propozoni tek miku i juaj të filloni një dietë që ju detyron të ushqeheni shëndetshëm. Vendosni një datë fikse kur mund ta thyeni këtë bast dhe mbani njëri – tjetrin të update-uar mbi arritjet tuaja. Do të kuptoni se vetë trupi juaj nuk do të kërkojë më të ushqehet me fast food apo ushqime të pashëndetshme.

  1. Qëndroni një hap larg ‘dëshirave’ tuaja

Mbusheni frigoriferin 100% me ushqime të shëndetshme më së shumti të gatuara vetë dhe në momëntin që do të ëndërroni për një snack të shpejtë në orët e vona të natës gjithçka që mund t’i ofroni vetes do të jetë një ushqim i shëndetshëm.

  1. Filloni studioni mbi ushqimin

Të gjithë kanë fuqinë të ushqehen mirë përsa kohë marrin informacionet e duhura mbi mënyrën e të ushqyerit. Fillo të lexosh tabelat mbi artikujt që ble dhe çfarë ofrojnë ato. Fillo duke parë kaloritë dhe proteinat që një ushqim i caktuar mund tju ofrojë.