Nisje energjike e ditës për vetëm 12 minuta.

Mirëseerdhët në LOYALTHY

(Loyal to the Healthy lifestyle).

Çfarë do ju ofrohet në LOYALTHY ?

Në këtë rubrikë do ju sjell këshilla dhe sygjerime mbi jetën e shëndetshme, të gjitha të bazuara në fakte dhe eksperienca reale.

Duke filluar nga këshilla mbi vaktet që duhet të konsumoni (+receta), sygjerime mbi një stërvitje efektive brenda apo jashtë palestrës, kuriozitete rreth konsumimit të ushqimeve në ditën tuaj, ETJ.

Çdo gjë e ka një pikënisje diku dhe kjo e LOYALTHY është pikërisht pikënisja e çdo dite:  Mëngjesi.

Më poshtë do ju ofroj një recetë për një mëngjes të plotë dhe energjik.

Por para se ta bëj këtë:

Pse eshte mengjesi i rendesishem per tu mos u anashkaluar kurre?

 Nëse ka një vakt që kurrë nuk duhet anashkaluar është pikërisht ky, jam e sigurt që këtë e keni dëgjuar pafund e kudo. Studime të tëra gjatë viteve vazhdojnë e pohojnë, e kjo sepse në mengjes ju “furnizoheni” me kaloritë e nevojshme për vazhdimësinë e ditës.  Gjatë natës trupi ka tretur ushqimin dhe në mëngjes është si të nisësh makinën kur je në rezervë karburanti. Ok, pasi fiket mund ta furnizosh sërish, por kjo gjë çdo ditë do e dëmtonte atë.

Njësoj ndodh dhe me ne.

Gjithashtu përveçse siguroni energji, konsumimi i vaktit të mëngjesit rregullisht ndihmon në një memorie më të fortë, një humor më të mirë (shëndet psikologjik), digjni më shumë kalori gjatë ditës, jeni më i  vëmendshëm për çka ndodh rrotull jush, furnizoni trupin tuaj me më shumë nutrientë, ETJ.

 

Zgjohuni më herët!

 Shumica e miqve të mi më thonë se nuk kanë kohë në mëngjes për të konsumuar mëngjesin.

Dhe ju? Epo kjo është qesharake, mos e thoni më.

Zgjohuni 12 minuta më herët këtë mëngjes dhe do ta ndjeni ndryshimin.

Më poshtë do gjeni 2 receta (1 Smoothie + 1 Fruit&Oats Bowl) që ju sygjeroj t’i provoni.

“Greeny” Smoothie (kështu mendova ta quaj)

1/2 Gotë ujë

1/2 Limon (i shtrydhur)

Fara Chia

Spinaq (sa të doni ju OSE më shume se aq)

1 Mollë

Fruit & Oats Bowl

5-7 lugë caji kos (do ju sygjeroja kos me pak yndyre dhe të mos e teproni pas fokusin e shiies duhet ta kenë frutat)

1 Banane

1 Kiwi

5 arra

Fara chia

Tërshërë / drithëra / granola (sipas dëshirës)

 

Shënim:

Ky mengjes do ju mbajë te ngopur deri rreth ores 12:00 / e pak në dreke. Më pas do të ndjeni zorrët tuaja teksa gumëzhijnë duke ju lutur për ushqim.

LOYALTHY by Adela Osmani