Pas një dite ose jave te lodhshme, gjëja e cila na shkon gjithmonë në mendje është cfarë të organizojme të kalojmë bukur kohën e lirë.
Kjo ndodh per mua në fundin e cdo jave.
Dua te kalojë një kohë të bukur mes miqëve më të afërt të zemrës.
Tani që dhe Pranvera ka mbërritur,ka edhe më shumë mundesi te kalosh kohën e lirë në mënyrat më të bukura.
Hidhni një sy më poshtë dhe filloni dhe ju bashkë me mua të kaloni cdo javë në menyrën më paqësore dhe të bukur:

Asnje plan nuk ka nevojë te jetë me i komplikuar sesa duhet.
1- Nje ecje e thjeshte nga liqeni me shoket e ngushte;Të kërkosh një spot larg zhurmes dhe vetem të shijosh perëndimin në praninë e njëri- tjetrit.
2- Afërsisht me të parën: nje piknik në rrethet përqark Tiranes sic janë Farka apo Bovilla (apo një tjetër zgjedhje personale); grup shoqëror me pije dhe ushqime prezente; nje list me lojra; muzikë sigurisht. E kam bërë shumë shpesh ketë gje dhe mund të them qe nuk ka ndjesi me te paster qejfi.
3- Asnjëherë njeriu nuk rritet plotësisht! Nje lojë e shpejt ne Lazer tag, apo Paint Ball ose gara ne GoCart,apo thjesht te kalosh kohë ne Bowling te japin eksperienca te cilat do përmenden gjatë gjithë jetës sonë.
4- Nje mbledhje ne nje lokal ku ka muzikë,pije dhe jo shumë njerëz.
5- Karaoke night. (e padiskutueshme)
6- “House Party” / “Movie Night” -(Porosisim ushqime dhe shohim filma vizatimorë)
7- Nje lojë volleyballi.