Tom Ford është një fashion designer me bazë në Los Angeles, është një producent filmash, që ka shkruar, direktuar su dhe prodhuar filma si “A Single Man” dhe “Nocturnal Animals”, është një aktivist që ka marrë çmimin “Hero” nga organizata jofitimprurëse “The Trevor Project” në nder të shoqatës LGBTQ. Ai ma linjën e tij të parfumeve si dhe make up-eve. Gjithashtu ka qenë një model.

Ja 4 fakte që ju nuk i keni ditur rreth Tom Ford.

1.Është vegan.
“Kam rreth një vit që jam vegan, kur shikon sesi rriten ato kafsh që ne më pas konsumojmë, përsa i përket shëndetit, mendova se është më mir të mos konsumoja më mish”. Gjithsesi ai theksoj se nuk e quan veten plotësosht vegan, pasi nganjëherë konsumon dhe aushwime të pjekura, kryesisht perime.

2.Është i fiksuar pas dushit.
Në një ditë të vetme ai nuk bën vetëm një dush, por 4. Një në 4:30 të mëngjesit, një në 9:15 pas palestrës, si dhe dy herë të tjera në 6 të pasdites dhe në 10 të darkës. “Shpesh rri në vaskë 30 minuta, mē ndihmon shumë për të medituar”

3.Nuk shton peshë.
Çdo mëngjes para dushit të parë,ai peshohet. “Nëse shtoj më shumë se një kile ha vetëm zarzavate për 2-3 ditë derisa të rikthehem tek pesha normale. Jam në po ate peshë që isha para 20 vjetësh. Gjithashtu merrem me Pilates apo cardio. Por, shpesh e prish dietën duke ngrën 1-2 donuts kur arrij në zyrë”

4.Nuk flet në telefon.
“Nuk mbaj kurrë telefon me vete pasi urrej të flas në telefon.” Po, ai ka pajisje si Ipad për të lexuar libra si dhe MacBook Air për konferenda në Skype, ka gjithashtu dhe një iphone që e përdor si kamera. “Normalisht kur kam emergjenca e përdor celularin, por të them të drejtën nuk jam i sigurt ciki është numri im.”