Disa njerëz duket se kanë një talent të lindur për të bërë një selfie të mirë. Nëse keni gjithmonë probleme për të bërë një ‘selfie’ të mirë,  gjithç ju duhen janë disa këshilla të mira ose aplikacione që mund të përdorni.

Harrojeni momentin kur e keni urryer një selfie, dhe thjesht mësoni se si t’i bëni ato në mënyrën më të mirë!

  1. GoCam (iOS) dhe Snapi (Android): Nuk ju duhet të klikoni një buton

Kur jeni duke bërë një selfie, mund të keni vështirësi të mbani telefonin tuaj larg dhe në këndin perfekt për ta ‘shkrepur’ kamerën. Këto dy aplikacione jau bëjnë më të lehtë të klikoni duke përdorur vetëm gjest me duar.

Mbani telefonin tuaj me një dorë, mblidheni dorën grusht përpara kamerës dhe ajo do të fillojë numërimin mbrapsht të kamerës. Tashmë mund të klikoni pa zgjatur njërin gisht për në buton.

Aplikacionet kanë disa të dhëna që i ndryshojnë ato, por sërish se mendojmë se janë aplikacionet që ju duhen.

  1. YouCam Perfect: Efekte reale përpara se të bëni një foto

YouCam Perfect është një aplikacion që ju lejon të bëni selfie shumë të mira. Për të bërë këtë gje, ju mund të merrni një provëz të çdo efekti që dëshironi të aplikoni, si një filter apo një efekt bukurie.

Të përdorësh filterin e duhur ëshë një teknikë shumë e përdorur, mund të bëjë një diferencë shumë të madhe nëse ju e përdorni filterin përpara se të bëni foton.

  1. FaceTune dhe FaceTune2 (Android, iOS): Editori më i mirë i profilit.

FaceTune është quajtur ‘photoshop’ i selfie-ve. Ky aplikacion e bën shumë të thjeshtë editimin e fytyrave të njerëzve për të rregulluar pamjen. Ju mund të zbardhoni dhëmbët tuaja, të ngjyrosni faqet, të pastroni fytyrën etj. Sigurisht ky aplikacion përfshin edhe efekte të ndryshme.

  1. Selfie Guide: Pozicioni më i mirë në GPS për selfie-t gjatë udhëtimit

Cili është këndi më i mirë për të bërë një selfie në kullën Eiffel? Ku do të dukej më mirë Harku i Triumfit? SelfieGuide ka të gjitha përgjigjet për këndet më të mira ku mund të shkrepni fotot. Merrni aplikacionin dhe zgjidhni vendndodhjen në varësi të ku ndodheni. Hapeni kamerën dhe dhe selektoni fytyrën tuaj dhe ngjyrat në mënyrë perfekte.

  1. Do It Yourselfie: Libër

Fotografi Ëillem Popelier analizoi mijëra mënyra se si mund të bëhej një selfie dhe të bëhet në mënyrë perfekte. Ai botoi një libër si guidë shoqëruar edhe me pikturën në faqen e kundërt. Ky libër mund të gjendet në Amazon dhe është konsideruar efektiv.