1. Fresh Dressed (2015)

Direkt nga rrugët e New York, këto kronika tregojnë lidhjen midis hip-hop dhe stilit duke ekzaminuar kulturën gang dhe artistët e rrugës si ideatorët e një revolucioni në modë. Përvec arkivave dhe intervistave me drejtues si Sasha Jenkisn përfshin edhe artistë si Nas, Pharrell Ëillimas, Kanye West etj.

  1. Lagerfeld Confidential (2007)

Ashtu si duket edhe prej emrit , ky dokumentar ekzaminon enigmën Lagerfeld – mënyrën e jetës së tij private, natyrën e tij dhe egon. Nëpërmjet fotove dhe intervisave, ky dokumentar portretizon Lagerfeld si një njeri ‘normal’.

  1. The legend of Leigh Bowery (2002)

    Ky dokumentar ofron një pamje të asaj që ofron skena e 1980 e Londrës si një burim i pafundëm inspirimi për një gjeneratë design-er, muzikantësh, artistësh etj. Taboo Nightclub me Tony Gordon, u filua nga Charles Atlas dhe ngelet një dokumentar për të mos u humbur.

  2. Bill Cunningham New York (2010)https://youtu.be/omL0Y09bYbY

    Ka thashetheme që thonë se u deshën 8 vite që Bill Cunningham të pranonte që ky dokumentar të realizohej pasi do të tregojë të gjithë histornë e fotografit të New York Times në fushën e street fashion photography. Një film personal që kap edhe Iris Apfel dhe Anna Wintour

  3. McQueen and I (2011)

Ky dokumentar eksploron udhëtimin e Alexandër McQueen nga Savile në paradat e Parisit me të gjitha momentet e tij më revolucionare. Realizuar nga BBC, këtu ekzaminohet e gjithë trashëgimia që ai po lë.