1. Sziget Festival (Hungari)

Sziget Festival është nja festivalet më të rëndësishme të muzikës në Europë i cili është krijuar që në vitet 90’. Festivali zë vend në Budapest dhe fton emrat më të njohur të muzikës pop , jazz dhe electronic.  Në 2015, Sziget ftoi Robbie Ëilliams, Florence and the Machine dhe çdo vit line up i tyre përmirësohet.

  1. EXIT Festival (Serbi)

Exit Festival është një festival i përvitshëm që mbahet në Novi Sad. Një nga arsyet përse ky festival është bërë kaq i njohur është vendi ku mbahet në buzë të lumit Danub dhe zgjat për 4 net. Aty ndodhen 40 stage dhe më kryesoret ftojnë yje të muzikës si Hardwell, Motorhead e shumë të tjerë.

  1. Guca (Serbi)

Guca është festivali më i famshëm i trompetave në botë. Ai ndodh në një qytet të vogël të Serbisë në Guca 200 km larg kryeqytetit Beograd. Festivali tërheq muzikdashës nga e gjihë bota për të ngrënë ushqim tradicional dhe për të kërcyer nën ritmet e trompetave.

  1. Refresh Festival (Montenegro)

Mendoni se vera ndodh vetëm larg Ballkanit? Në fakt Kotorri sjell festivalin më interesant të muzikës elektronike me Dj nga skenat më të famshme botërore. Ai zë vend në një club gjigand që të jep ndjesinë e Ibizës me muzikë të mirë dhe pije pafund.

  1. Dimensions Festival (Kroaci)

Dimensisons ndodh në kështjellën Punta Christo në qytetin Pula të Kroacisë. Ky festival muzikor ka origjinë që në vitin 2012, dhe u bë një nga festivalet më të njohura për muzikën underground elektronike duke ftuar edhe kitaristin e njohur Dave Harrington. Festivali promovon më së shumti muzikën elektronike dhe vendi ku ndodh është magjik!

Dëshironi më shumë lista të festilave të njohur? Votoni në poll-in tonë të Instagram @dailytaste.al