Personi konkret i cili e ka bërë këtë ndërthurje në 7 vitet e fundit është Kim Jones. Ai është drejtori artistik i një prej firmave më të famshme në botë, Louis Vuitton. Duhet thënë që, prej momentit kur Kim u bë pjesë e gjigandit botëror, e deri në ditët e sotme, ai ka bërë shumë ndryshime thelbësore. Ndryshimi u bë në koleksionin e vitit 2012, në debutimin e tij, ku u bë një riformim i anës estetike të brand-it. Ndryshimi kryesor ishte përdorimi i dizajneve moderne si ndërthurja me veshje multikulturale.
Duke qenë unik, përkundrejt kundërshtarëve të tij, ndërthuri Louis Vuitton me “streetwear”, pasi Ai theksoj se në kohën kur ishte student ai preferonte “Bape” apo edhe “Good Enough” dhe gjithashtu designer si Helmut Lang. Kulmi e arriti pas bashkpunimit me Supreme, dhe krijimit të një koleksioni tepër të veçant e të sukseshëm, i cili theksohet si bashkpunimi më i përfolur në dekadën e fundit.

Pranëverë/Verë 2013

Pranëverë/Verë 2015

Pranëverë/Verë 2016

Vjeshtë/Dimër 2017

Pranëverë/Verë 2018