Edhe pse burimi i rinisë mbetet ende një mister për eksploruesit, disa shtete përreth botës njihen si qendrat ku njerëzit jetojnë më gjatë se sa mesatarja botërore (rreth 71 vjeç) dhe secili prej tyre ka një sekret mbi burimin e jetëgjatësisë.

Japonia

Duke jetuar mesatarisht 83 vjeç, japonezët kanë pasur prej kohësh një nga jetëgjatësitë më të larta. Okinaëa, e quajtur ndryshe si “toka e të pavdekshmëve”, është një prej qendrave botërore të kërkimeve mbi jetëgjatësinë: në këta ishuj japonezë jetojnë më shumë se 400 njëqind vjeçarë. Kryesore për jetëgjatësinë ka qenë dieta lokale që përfshin shumë tofu, patate të ëmbla dhe një sasi të vogël peshku. Rrethet e ngushta shoqërore dhe një komunitet i fortë ndikojnë gjithashtu në uljen e nivelit të stresit në këtë rajon.

Spanja

Dieta mesdhetare, e pasur në vaj ulliri, perime e verë ka ndikuar për një kohë të gjatë në popullsinë jetëgjate të Spanjës (82.8 vjeç mesatarisht). Por Spanja ka një tjetër sekret: gjumin e pasdrekës (siesta). Jetesa në këtë shtet është organizuar në një mënyrë të tillë që spanjollët të mund kenë mjaftueshëm kohë për të ngrënë e për t’u çlodhur gjatë pushimit 2-3 orësh të drekës. Dendësia e qyteteve në Spanjë i bën gjithashtu njerëzit të ecin më shumë, pasi dyqanet dhe restorantet ndodhen larg zonave të banimit.

Singapori

Me një akses të gjerë në institucionet mjekësore të vendit dhe me një sistem shëndetësor mjaft të mirë, shtetasit e Singaporit janë duke jetuar më gjatë se asnjëherë, me një mesatare prej 83.1 vjeç. Vendi ka një nga normat më të ulëta të vdekshmërisë foshnjore por kultura dhe mjedisi i aksesueshëm urban ndikojnë gjithashtu në jetëgjatësi. Njerëzit preferojnë të shkojnë në palestër apo bëjnë ushtrime në parqet publik, madje së fundmi është hapur edhe parku i parë terapeutik që ka për synim uljen e niveleve të stresit dhe përmirësimin e shëndetit mendor. Cigaret apo alkooli në Singapor kushtojnë shumë më tepër se në vendet e tjera.

Zvicra

Meshkujt jetojnë më gjatë në Zvicër se kudo tjetër në botë – mesatarisht 81 vjeç. Si një nga shtetet më të pasura të Europës, aksesi në një sistem shëndetësor të një cilësie të lartë, siguria e fortë personale dhe ndjesia e mirëqënies kontribuojnë në jetëgjatësinë e qytetarëve të saj. Edhe pse vendasit janë shpesh mjaft të fokusuar në karrierën e tyre, peizazhet mbresëlënëse dhe vendndodhja në qendër të Europës ofron fundjava të mrekullueshme kudo nëpër kontinent.  

Koreja e Jugut

Sipas studimeve më të fundit, Koreja e Jugut pritet të jetë vendi i parë që do të arrijë një jetëgjatësi mesatare prej 90 vjetësh. Faktorët kryesorë përfshijnë ekonominë e fortë dhe në rritje, aksesin e gjerë në sistemin shëndetësor dhe një presion gjaku më të ulët sesa në vendet e tjera. Koreja e Jugut ka gjithashtu një dietë të pasur me ushqime të fermentuara që ndikojnë në uljen e kolesterolit, forcojnë imunitetin dhe pengojnë shfaqjen e kancerit. Banorët shprehen se një fokusi mbi komunitetin dhe traditat shoqërore ndikojnë në cilësinë e jetës në vend.