Shumë dua të marrim veshje nga koleksionet e Raf Simons, por pak janë ato që ja dalin. Grupi i koleksionuesve të veshjeve nga Raf është i vogël dhe gjithashtu ekskluziv, edhe pse influenca e Raf Simons është globale përsa i përket industrieë së modës.
Pse nuk vesh çdokush veshjet e Raf? Sepse puna e tij ka inspiruar “the streetwear movement” përsa i përket ideve, por në një mënyrë të zgjuar. Veshjet e tij nuk janë nga ato që thërrasin “më ble”, por për një grup të caktuar njerëzish me një stil të veçantë.
Më poshtë mund të gjeni 6 koleksionistët më të mëdhenj.

A$AP Rocky, këngëtar.
“Please don’t touch my Raf.”

Luka Sabbat, model dhe aktor.
“Raf Simons është një nga designer-at më ikonik të gjeneratës time. Ai është dhe do të jetë gjithmonë disa hapa para të tjerëve.

David Casavant, stilist dhe koleksionues.
“Më pëlqejnë veshjet e Raf, pasi njerëzit i analizojnë ato më shumë sesa ai vet ka menduar për veshjet kur po i dizenjonte.”

Jan-Michael Quammie, Material Magazine.
“Edhe pse Raf Simons prodhon veshje për meshkuj, unë gjithmon do të blej sa herë të dalë koleksioni i ri.”

Julien Decanali, koleksionues, Barneys New York.
“U tërhoqa nga puna e Raf Simons për herë të parë kur pash bashkëpunimin me Peter Saville në 2003, dhe që në atë kohë kam koleksionuar disa nga veshjet që ai prodhon.”

Kelly Oubre Jr, lojtar i Washington Wizards në NBA
“Raf është i rrallë. Raf është dashuri, jetë dhr art.