1. Muzika e gëzuar/trishtuar ndikon në mënyrën se si ne i shohim fytyrat përreth

Zakonisht kujdesemi që të dëgjojmë më së shumti muzikë të gëzueshme gjatë ditës tonë, edhe pa e ditur efektin shkencor të saj. Praktikisht shkenca thotë se edhe një copëz muzike e lumtur ose e gëzuar mund të na ndikoje. Pjesëmarrësit në këtë studim kishin tendencë të shihnin një fytyrë neutrale si të lumtur pasi dëgjonin muzikë të lumtur.

  1. Muzika mund të përmirësojë kreativitetin

Të gjithë kemi një playlist që na ngre energjinë gjithmonë. Duket se edhe shkencërisht vërtetohet se zhurma ndihmon në  proçesin e kreativitetit.

  1. Muzika që dëgjojmë, përcakton personalitetin tonë

Kjo teori është studiuar vetëm tek të rinjtë, por sërish ngelet shumë interesante.  Studimi shihte se vetëm nga 10 këngët e preferuar një çift përcaktonte karakteristikat kryesore të partnerit.  Madje i njëjti studim tregonte dhe karakteristika të personalitetit sipas rrymës së preferuar.

  1. Muzika ka fuqinë që të shpërqëndrojë kur jeni në timon

Edhe përse është një fakt që dihet, shumë shoferë nuk e pranojnë idenë se muzika arrin t’i shpërqëndrojë kur janë në timon. Por studimet tregojnë se ky është një fakt dhe se është provuar se muzika klasike është e duhura për tu dëgjuar në timon.

  1. Muzika përmirëson sensin e argumentimit

Në përgjithësi e dimë se fëmijët që mësojnë një instrument kanë tendencën të jenë më të zgjuar. Një studim ka treguar se fëmijët që kanë më shumë se 3 vjet që luajnë një instrument kanë motorët e argumentimit më të zhvilluara në tru.

  1. Muzika klasike përmirëson vëmendjen vizuale

Nuk janë thjesht fëmijët që përfitojnë nga muzika. Shumë pacientë që kanë pasur probleme me përqëndrimin janë ndihmuar nga muzika klasike për ta përmirësuar këtë gjë. Ky është një studim i vogël prandaj kërkimet vazhdojnë ende .

  1. Telefonatat janë shpërqëndruese më shumë se bisedat normale

Një studim mbi zhurmat – dhe jo muzikën thotë se telefonatat janë më shpërqëndruese se bisedat normale dhe krijojnë gjithmonë problem me dëgjimin. Gjithashtu zërat e marrë nga operatori kanë tendecën të ndryshojnë dhe të bëhen acaruese.

  1. Muzika ndihmon në kryerjen e ushtrimeve

Një studim i bërë që në 1911 tregoi se çiklistët që dëgjonin muzikë kishin tendencën të ngisnin më shpejtë biçikletën.  Kjo ndodh sepse të dëgjosh muzikë mund të mundë zërin e trurit që thotë se duhet të ndalosh nga lodhja.  Jo vetëm kaq, por pas muzikës ne mund të përdorim energjinë tonë në mënyrë më efiçente.