Në këtë ditë, ditën e Shën Valentinit, dihet që simbolet kryesore janë zemrat, si dhe ngjyrat e kuqe dhe rozë. Pikërisht këto ishin aspektet kryesore që ranë më shumë në sy tek seti më i fundit nga Adidas Originals, body klasike me tre vijat karakteristike, dhe ngjyrë të kuqe. Edhe pse fokusin kryesor e marrim body-t, në set shfaqen dhe Adidas Superstar 80s, të bardha me një gjysmë zemre të kuqe. Fotografitë e këtij seti mund ti gjeni tek galeria e mësipërme.