I apasionuar pas Coca-Colës dhe kafeinës? Në Japoni mund t’i keni të dyja

Ata që e duan kafeinën në Japoni kanë një arsye më shumë për të zgjedhur pijen me gaz dhe markën gjigande të Coca-Colës pasi Coca-Cola Japan ka lançcuar pijen me një përqindje të lartë kafeine në të.

Sipas website të këtij brand-i, pija është e bërë me ekstrakt pudër kafeine përveç përbërjes normale të pijes. Në 190 ml do të ketë dyfishin e kafeinës që ka në një 190 ml normal të Coca-Colës dhe vjen vetëm me 42 kalori. Duke lexuar komente të produktit të ri, media thotë se klientët kanë filluar ta frekuentojnë pijen më shumë se atë normalen por jo duke e klasifikuar si më të shijshme se pijen klasike.

Komentuesit e produktit thonë se shija dhe era është njësoj si të shtosh një shot kafeine në një miks të Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero, dhe sygjerojnë se mund edhe ta provosh ta krijosh në shtëpi por sigurisht nuk do të ishte si origjinalja e krijuar në Japoni.

Prodhuesit thonë se tani njerëzit nuk kanë përse të mendohen nëse mëngjesit të tyre do i shtojnë një Coca Cola apo një kafe pasi me Coca-Cola Coffee Plus mund t’i kenë të dyja.

Po ju, a do e aprovonit këtë produkt?