‘Një audiencë vetëm në prani të femrave dhe pa rrjete sociale – një moment që gratë e Arabisë Saudite e kanë pritur për vite’

Njohim javët e modës në Paris, Milano e NY – por gjithmonë është parë si një mundësi surreale për të pasur këtë event të organizuar në Arabinë Saudite. Arab Fashion Week Riyadh ishte nje xhevahir për triumfin e femrave gjatë këtyre viteve të fundit.  Një mundësi shumë e mirë për të ndryshuar disa morale që ekzistojnë ende për femrat Arabe dhe për mënyrën si ato dizenjojnë çfarë veshin. Një shoë e cila ishte shumë luksoze për të cilën u deshën më shumë se 5 muaj organizim nga Arab Fashion Council një organizatë jo fitimprurëse e hapur në Riyadh.

Problemi më i madh që doli me organizimin e kësaj jave mode ishte vështirësia e stilistëve dhe modeleve për të përfituar leje për të qëndruar në shtet. Por edhe kjo vështirësi u kalua dhe në të morrën pjesë dizanjer të njohur si Jean Paul Gaultier dhe Roberto Cavalli.

Shumë prej veshjeve ishin veshje tipike, por sërish deri diku revolucionare në material dhe mënyrën e kombinimit nga dizanjera të njohur.