Night Taste; u quajt event-i i mbajtur në një nga netët që delegatët e konferencës të 11të të EYP (Parlamenti Europian i të Rinjve) po kalonin në qytetin e Kavajës. Emri ‘ARNISA’ i kësaj konference i ka rrënjët që në Iliri duke qenë një qytet ‘derë’ që lidhte detin Adriatik me rrugën Egnantia midis Dyrrahut dhe Apollonisë,. Duke përdorur këtë emër epik ‘ARNISA’,  EYP (shkurtimi i European Youth Parliament) u mbajt me tematikën: lëvizjet moderne të kulturës në ditët e sotme.

Skuadra e Daily Taste nuk mund të mungonte në një nga mbrëmjet ‘qetësuese’ pas një dite të lodhshme pune për delegatët e konferencës. Ehhh, por si gjithmonë Daily Taste nuk mund të qëndrojë pa i dhënë atmosferës pak piper dhe kripë. Një natë që delegatët, organizatorët dhe zyrtarët e konferencës nuk do e harrojnë jo vetëm prej muzikës të mirë në sfond dhe ambientit ku u zhvillua mbrëmja: një tarracë me pamje nga deti.

Por një event që e tejkaloi thjesht kërcimin ‘macarena’ të gjithë së bashku dhe argëtimin duke përjetuar lojërat ndër më të famshmet si ‘Never Have I Ever’. Epo keni provuar ndonjëherë të luani këtë lojë, por përballë të keni një publik prej 100 vetësh dhe pyetjet të jenë ndërtuar nga skuadra më ‘spicy’ online? Besojmë se edhe delegatët pjesëmarrës nuk e kishin provuar ndonjëherë! Argëtimi shtohej me pyetje spicy ku duartrokitjet nuk ndalonin kur një nga delegatët apo organizatorët përgjigjej pozitivisht për ‘thyerjen e rregullave’ apo për dashurinë e gjetur në po këto sesione të mbajtura ndër vite.

Nga një lojë me drejtimin e një tabele ‘I HAVE’ dhe ‘I NEVER’ në një tavolinë të rrumbullakët ku delegatët dhe organizatorët do të kishin vetëm dy mundësi: të kthenin përgjigje për pyetjet më të sikletshme përballë gjithë pjesëmarrësve apo të hanin një nga ‘ushqimet e mira’ që skuadra (djallëzore) e Daily Taste kishte përzgjedhur.  Nga piperi e hudhrat tek majoneza dhe veza e pabërë, epo i kërkojmë ndjesë disa prej delegatëve që provuan këto shije (sërish një e qeshur djallëzore).

Argëtimi nuk përfundoi me të qeshurat pafund kur pesë komiteteve ju desh të transformonin në mumje një pjesëtar të skuadrës të tyre për katër minuta apo të hanin një biskotë të vendosur në syrin e tyre pa përdorur duart.  Dhe na thoni që nuk u qetësuat në këtë natën plot, plot TASTE!

Në mbyllje (dhe në fillim të një kapitulli të ri DAILY) falenderojmë gjithë skuadrën organizative të ARNISA 2018 dhe qëndroni në pritje për event-et e rradhës ku premtojmë se do qëndrojmë përherë (epo shumicën e kohës) djallëzorë dhe super fun!

XOXO Daily Team,