Arti i Lyle Ashton Harris është një dokumentim i thellë personal i jetës së tij dhe skenës që e ka rrethuar atë – duke përfshirë Nan Goldin, Mickalene Thomas dhe Rashid Johnson.

Në mëngjesin e 17 tetorit 1997, Lyle Ashton Harris shkruajti poezinë “For Lwrence”, një poezi që reflekton vdekjen, frikën, dëshirën, vullnetin për të pranuar vetveten – diçka që secili prej nesh has në një moment apo në nje tjetër.

Karriera e Harris filloi në 1993, kur, në ekspozitën e tij “Face : Lyle Ashton Harris”, paraqiti fotografi, video dhe audio si një mënyrë për të ekzaminuar racën, seksualitetin dhe gjininë gjatë një periudhe kur multikulturalizmi, globalizmi dhe aktivizmi për SIDA-n ishin në qendër të skenës botërore. Njëkohësisht me ekspozitat e ndryshme për muzeumet dhe galeritë, Harris ka dokumentuar shpesh jetën e tij personale përmes një Ektachrome 35 mm dhe një ditari. Në 2013-ën, Harris iu rikthye arkivave të tij të cilat i përmblodhi në librin e botuar së fundmi “Today I Shall Judge Nothing That Occurs” (Sot nuk duhet të gjykoj asgjë që ndodh), libër që përmban një sërë fotografish, portretesh, fletësh ditari dhe kujtime që portretizojnë një periudhë formuese në art që vazhdon dhe sot.