Artistë si Phyllida Barlow apo Marina Abramović na tregojnë se nuk ekziston një kufi moshe për  të arritur suksesin. Më poshtë ju prezantojmë me disa prej artistëve që kanë filluar karrierën e tyre pas të 20-ave (e disa prej tyre pas të 80-ave).

 

  • Carmen Herrera (101 vjeç)

 

Në moshën 101- vjeçare, Carmen Herrera u emërua si një nga yjet e artit të qytetit të Nju Jorkut. Arti i saj – një stil që kombinon ekspresionizmin abstrakt dhe minimalizmin – vlerësohej nga një rreth i ngushtë artistësh për një periudhë gati gjashtë dekadash. Megjithatë, vetëm në vitin 2004, në moshën 89-vjeçare, ajo arriti të shiste pikturën e saj të parë dhe pati shfaqjen e saj të parë në qytet. Artistja shprehet se askush nuk është shumë i vjetër për të ndjekur ëndrrat.

  1. Marina Abtamović (në fund të të 20-ave)

E lindur në Beograd, Marina Abramović përfundoi studimet e saj në moshën 26 -vjeçare dhe vepra e saj e parë u bë e njohur kur ajo ishte 27 vjeç. Ajo organizoi një prej performancave të saj më të njohura në fillim të karrierës në vitin 1974, në moshën 28-vjeçare. Gjatë performancës  “Rhythm 0” Abramović ftoi pjesëmarrësit të përdornin  në trupin e saj cilindo prej 72 objekteve të vendosur prej saj në një tavolinë në mënyrën që ata dëshironin. Arritjet e Abramović janë të pafundme, duke përfshirë “The Artist is Present” (Artisti është i pranishëm), gjatë së cilës Abramović qëndron statike përgjatë 736 orë e 30 minuta.  

  1. Katsushika Hokusai (rreth të 50-ave)

Artisti japonez Katsushika Hokusai e quante veten e tij “Plaku i Cmendur për të Pikturuar” pasi krijoi serinë e pikturave Tridhjetë e Gjashtë Pamjet e Malit Fuji që përfshin edhe veprën e tij më të famshme “The Great Wave” (Dallga e Madhe) (1830-1832) e krijuar rreth moshës 70-vjeçare. “Deri  në moshën 70-vjeçare” – ka shkruar Hokusai – “asgjë që pikturoja nuk ishte denjë për të fituar vëmendje”. “The Great Wave” thuhet të jetë imazhi më i famshëm i artit japonez dhe është po aq botërisht i njohur sa “Mona Lisa” e Leonardo da Vinci-t.

  1. Steve McCurry (reth të 20-ave)

Steve McCurry filloi studimet e tij me planin për të hyrë në botën e prodhimit të filmave, derisa vendosi të zgjidhte fotografinë në mes të të 20-ave të tij. Që prej atij momenti McCurry është shndërruar në një prej fotoreporterëve më të guximshëm të botës, duke filluar karrierën e tij në vitin 1979, në moshën 29-vjeçare, me një seri fotosh nga lufta mes Bashkimit Sovietik dhe Afganistanit.

Vendos me mire kete foton se eshte me e fashme (dmth gjej nje cilesi me te mire ne internet)

  1. Phyllida Barlo (fillim të të 70-ave)

10 vjet më parë, emri i Phyllida Barloë pothuajse nuk njihej në botën e artit. Por në vitin 2017, të gjithë filluan të flasin për të pas pjesmëmarrjes në Bienalen e Venecias në moshën 74-vjeçare. Tashmë skulpturat e saj të përbëra prej materialesh si karton, kompensatë etj gjenden në muzeun Tate Modern. Pavarësisht famës së saj të menjëhershme, Barlow ka qenë e panjour për publikun për pjesën më të madhe të karrierës së saj.