Ushqimi në foto duket vërtet shumë i shijshëm, por nuk mund të hahet! Arsyeja? Shilpa Mitha krijon këto ushqime në miniaturë duke përdorur argjile. “Unë nuk mund të gatuaj” – shprehet 30-vjeçarja Mitha – “Por mund të përgatit të gjitha ushqimet tuaja të preferuara më argjil”. Minaturat që ajo përgatit – që nga ingredientët e deri tek paraqitja në tavolinë –

kanë një ngjashmëri absolute me ushqimet e vërteta.

Mitha i shet ushqimet e saj në miniaturë nën emrin ‘Sueño Souvenir’. Menuja e saj përfshin pulën e skuqur, peshkun e skuqur, pica, hamburger, kek, broënies por në të vërtetë ushqimi indian është ai që Mitha preferon më tepër të krijojë.

Ky udhëtim i Mithas në krijimin e mini-skulpturave nisi për shkak të një hamburgeri. Vite më parë ajo u përpoq të krijonte disa vathë-hamburger por dështoi. Ndaj, së bashku me nënën e saj ajo provoi të krijonte një mini-hamburger prej argjili dhe ia doli me sukses. Të tërhequr nga ideja, gjithë miqtë e Mithës kërkuan të kishin mini-hamburgerat e tyre dhe kështu ajo vendosi të shndërronte hobin e saj në një biznes. Shumë prej klientëve i përdorin produktet e Mithës për të dekoruar shtëpitë e kukullave të tyre. Kostoja e miniaturave varion nga 7 dri në 15 dollarë. Mitha nuk i publikon shumë produktet e saj, megjithatë ajo fitoi vëmendje ndërkombëtare pasi kopjoi në miniaturë pjata të ndryshme të Masterchef Australia. “Unë dua  thjesht të ‘gatuaj’ ushqim të mirë dhe të bëj diçka të veçantë e ndryshe me jetën time” – është shprehur Mitha. Por mos u përpiqni të hani këtë ushqim !