Kodi i veshjes serioz, shpesh herë bëhet monoton për ata që preferojnë të jenë rehat dhe më sportiv.

Unë jam një ndër këta persona prandaj kam gjetur për këtë javë një zgjidhje për të gjithë ne që duam të shmangim monotoninë me anë të detajeve.

Detaji është ai që bën diferencën, dhe mund tju bëjë të dalloni nga të tjerët. Me anë të përdorimit të detajeve mund të dalloni që keni stilin tuaj, edhe në një ambient ku ju kërkohet të jeni më formal.

Përzgjedhja e këtij outfiti u bë duke u bazuar në ç elementë:

  1. Këmisha
  2. Xhinset
  3. Pulovër
  4. Aksesorë
  5. Atlete

Këmisha dhe pulovra janë përzgjedhur me ngjyrë të errët duke ju përshtatur klimës dimërore. Këmisha ka ngjyrat e tokës: jeshile e errët, gri dhe e zezë dhe një pattern me kuadrata. Pulovra përshtatet me ngjyrën blu të errët për tju shmangur përdorimit të ngjyrës së zezë. Pulovra normale është zëvendësuar nga kjo pulovër oversize dhe njëkohësisht e grisur në disa pjesë.

Xhinset shkojnë me pulovrën dhe vibe-n e përgjithshëm të veshjes duke u përshtatur me anë të stilit ‘distressed’. Duke u bazuar sërish në detaje, xhinset e përzgjedhura janë ndryshe nga xhinset normale psh nga gjatësia e tyre mbi kyç pa pasur nevojë për përthyerje. Gjithashtu poshtë ato janë edhe të grisura për të shtuar veçantinë e look-ut.

Detaji i rradhës: aksesorët. Syzet, edhe përse është dimër bëjnë pjesë në aksesorët që nuk duhet të lini asnjëherë pas dore. Në këtë outfit syzet e përzgjedhura kanë ngjyrë jeshile të errët duke u kombinuar me këmishën. Corapet e gjata, të bardha plotësojnë veshjen dhe shkojnë më së miri me atletet Nike në po të njëjtën ngjyrë dhe me pjesën fundore të xhinseve.

Sido të jetë ambienti ku do të shkoni, zgjidhni të dalloni prej të tjerëve nëpërmjet detajeve.