Sërish Beyonce vendos të surprizojë me zgjedhjet që bën duke dhuruar një unazë me flutur që e ka dhuratë nga Jay-Z me vlerën 70 mijë dollarë. Kjo unazë ka formën e një future dhe ju dhurua muzeut të Londrës i cili ka një sektor të veçantë për ornamentet e modës dhe copëzat e punuara me dorë. Mbretëresha B e dhuroi pa marrë diçka në këmbim këtë bizhuteri të dhuruar në 2014 dizenjuar nga londinezi Glenn Spiro.

Epo, tani kemi një arsye tjetër për të vizituar këtë muze.