Këtë herë po ju dërgoj në një ambient krejt ndryshe nga ai i rradhës së shkuar. Vendi që kam zgjedhur për këtë photoshoot është dizenjuar në mënyrë shumë të vecantë. Çdo person që e sheh këtë vend sigurisht e percepton ndryshe. Mua më jep vibe-n francez të photoshoot-eve të Vogue.
Po ashtu, edhe veshja është stil tjetër nga ajo e rradhës të shkuar. Kam kombinuar një gjysmë golfi crop-top në nuancën blu te errët me një palë pantallona me bel të lartë ngjyrë gri , me një cop disi të hollë. Sipër kam hedhur një pallto te zezë oversize të Zara-s, që është një must sepse kombinohet me çdo gjë në këto ditë të ftohta të Shkurtit.
Këpucë kam zgjedhur një palë kambale të zeza me lidhëse të bardha të firmës Pull & Bear dhe kam zgjedhur ti vesh mbi pantallona, sepse duken më këndshëm sesa po t’i lija thjesht nën pantallona. Për t’a bërë outfitin më girly kam zgjedhur një “scrunchie” blu në të zezë me pika të bardha dhe i kam kapur flokët në gjysëm. Aksesor tjetër i këndshem janë vëthët rreth ,ngjyrë silver, dhe unazat që nuk i ndaj kurrë nga dora ime.
Syzet me stilin “vintage” janë një version i vjeter i një koleksioni të Dolce Gabbana.
Përpara se ta mbyll dua të përshëndes shoqet e mia më të mira të cilat ndodh te jenë fotografja, Adela (@osmadelani) , dhe videografja Kendi (@pursphere).
Kjo ishte veshja ime për sot. Shpresoj ta keni shijuar dhe t’ju ketë inspiruar sado pak.
Deri herën tjeter, ju uroj ditë të mbushura plot stil.