Tashmë është një traditë, njerëz nga i gjithë globi udhëtojnë drejt Miami-t, Florida për të parë ekspozitat në panairin Art Basel. Këtë vit ky panair mikëpriti 268 galeri nga 32 vende të botës. Institucione si Gagosian, Lehmann Maupin, Perrotin, David Zwirner, Honor Fraser etj .

Disa prej galeristëve, koleksionistëve dhe dizanjerave edhe takuan audiencën e tyre duke krijuar surpriza shumë të këndshme përgjatë eventit. Angelo Baque mbajti një ekspozitë nga  ku njerëzit edhe mund të mernin objektenga ekspozita.

Ja disa prej ekspozitave që zunë vend në eventin e këtij viti:

  1. ‘Chance Encounter’ nga The LOEWE Foundation

Fondacioni ‘The LOEWE’ mblodhi një grup të ndryshëm artistësh për edicionin e tretë të ‘Chance Encounter’. Linja e re e ekspozitës përfshinte punë nga Sara Flynn , Richard Smith dhe Lionel Wendt të cilat ende mund të shihen në distrikin Miami.

Anderson shprehu përgjatë intervistave të mara se ‘arti dhe puna me dorë do të jenë gjithmonë në qendër të proçesit tim kreativ dhe këto ekspozita janë gjithmonë një mënyrë se si pasioni im qëndron ende gjallë’.

‘Chance Encounter’ do të jetë hapur për publikun deri në Shkurt, 2018.

  1. WWD & Shutterstock bëhen bashkë për një ekspozitë masive fotosh.

Dy super-brandet janë bërë bashkë për të miksuar artin me modën. Shfaqja vendos spotlight në rreth 6 milion foto të lidhura me modën për të krijuar arkivën më të fundit. ‘E gjitha kjo për të shprehur se Moda dhe Arti gjithmonë do të jenë bashkë.

‘The Art of Fashion’ ishte një nga ekspozitat që tërhoqi më shumë vëmendje.

  1. Chrome Hearts lançon instalacionin multi – artist

Fotografi Laurie Lynn Stark dhe galeristi Theo Niarchos kanë kuruar një ekspozitë speciale për Chrome Hearts. Ekspozita quhet ‘MIAMI from An Outside Perspective’, dhe do të paraqesë fotot që u bënë gjatë ekspozitës nga artistët rreth botës. Mund të gjeni më shumë informacion në: ‘Chrome Hearts’ official website’.

  1. Isabel Marant vendos në qendër të vëmendjes Arnold Goron

Së fundmi Marant ka hapur dyqanin e tij të parë në distriktin e Miami. Për ta paraqitur këtë dyqan ai zgjodhi Art Basel me punët e Arnold Goron. Goron po krijon seritë e tij duke përdorur si gjithmonë maskat që përshkruajnë optimizmin dhe gëzimin në portret. Jo vetëm  galeri, por edhe një vend i kthyer në ‘pazarin’ më të veçantë.