jo e rradhës nuk do të jetë një rubrikë ku do të flas rreth ndonjë vakti të shëndetshëm apo ndonjë këshillë rreth palestrës. Përkundrazi, krejt e kundërta.
Do te ndaj me ju eksperiencën time emocionuese më të fundit, dhe lokacionin ku zgjodha të ha pa u shqetësuar për kaloritë dhe yndyrat e ushqimeve, sheqerit në pije freskuese etj.
Cheat-day, për të gjithë ata që nuk e dinë konsuderohet si ajo ditë e javës ku ti zgjedh të mos mbash dietë, të mos numërosh kaloritë etj. Të gjithë e dimë që është e pamundur te heqësh plotësisht nga dieta e përditshme disa ushqime apo embëlsira, sepse ato për disa janë “kënaqesia e jetës”. Sigurisht që mund t’i konsumoni ato në Cheat-Day tuaj. Një ditë në javë dhe asgjë s’do ju bëj dëm.

Cheat-Day im i fundit ishte në qytetin e dritave, New York! Sigurisht që s’do e kontrrolloja veten time dhe ushqimet (edhe sikur të përpiqesha) aty. Doja të shijoja çdo gjë të tij, dhe sidomos ushqimet tipike, te cilat njihen si të shpejta dhe të pashëndetshme. Aty ndodhem në një vend të quajtur “Little Italy” në Times Square, konsuderuar si vendi numër 1 në New York që shërbejnë pizzat më të shijshme. Dhe ashtu ishin vërtet. Por duhet ta pranoj, shumë të yndyrshme.

Sigurisht që do ju jap një këshillë edhe këtu.. Në shumicën e rasteve kthehemi nga pushimet me kile më shumë pasi ndjesia për të provuar çdo gjë pa limit bëhet e pa kontrrollueshme.
Sigurisht që duhet të jetoni çdo gjë në vendet e reja ku vizitoni e sidomosç pjatat tradicionale, por nëse ka diçka që mund ta kontrrolloni është sasia e konsumuar. Nëse do jeni të vëmëndshëm sa hani do e shihni se peshorja juaj pas pushimeve nuk do ju shtoj asgje (ose te pakten pak grame).

Ju uroj pushime të mbara dhe kujdes sasinë e ushqimeve !

LOYALTHY by Adela Osmani