Në albumin e tij të fundit Childish Gambino na urdhëron ‘Të zgjohemi, të dashurit e mi’ por mesa duket nuk e bëri dot këtë gjë me përpjekjen e tij të parë. This Is America është hit- i më i fundit i Childish Gambino apo Donald Glover dhe kjo video u publikua direkt pasi Kanye West vendosi të qëndronte pranë Donald Trump.

Në 24 orët e para të publikimit të kësaj video-je drejtuar nga Hiro Murai u arrit një maksimum prej 10 miliona klikimesh duke u përuruar si hit edhe nga like-t e Erykah Badu dhe Janelle Monae.  Duke luajtur me realitetin e Amerikës, ai provon se mund të jetë gjithçka përveçse fëmijënor (child-ish) duke krijuar një eksperiencë në media që pasi ta shohësh nuk do të kthehesh dot pas.

Është e pamundur të kuptosh tërësisht mesazhin që kërkon të transmetojë, në vetëm një klikim. Vetë video shërben si një shpërqëndrim për ata që e shohin për vrasjet që ndodhin në mbrapa skenë duke përdorur koreografi shumë të lumtura dhe akte të dhunshme njëkohësisht. Si rezultat, zhurma e armëve është bërë zhurma që shoqëron gjithë këngën.

Childish ka pasur në vëmendje luftën kundër armëve përgjatë gjithë turit të tij.

Një tjetër çështje që ai trajon përgjatë kësaj video-je është indiferenca që ka media për mënyrën si trajtohen armët në Amerikë.  Përgjatë lëvizje-ve të tij koreografike ai nxjerr disa nga lëvizjet e kërcimit të përdorura në kohën e Jim Crow.  Kërcimi në video është një tregues kryesor se si ne përdorim ditët e sotme gjuhën e trupit për të shpërqëndruar veten duke u kthyer në viralë dhe çdo lëvizje është një hint për dëshpërimin që kanë njerëzit për të pasur shumë ndjekës në media sociale.