E kush nuk ka dëgjuar për Marina Abramovic dhe Ulay, çifti i artit performues modern të cilët kanë rritur një gjeneratë me pamjet e pjesëve të tyre artistike tepër të çuditshme. Ulay thotë se ata po shkruajnë kujtimet e tyre së bashku duke qenë larg njëri tjetrit dhe në Gusht do të takohen për të shpenëzuar 10 ditë së bashku me kujtimet e tyre. Ka kaq humor dhe aventura në këto kujtime sat ë gjithë do të frymëzohen të lexojnë. Ata u ndanë në veprën e tyre të fundit të artit të quajtur The Lovers në Murin e Madh Kinez dhe ende mbajnë disa ndër historitë më të bukura arstistike.