Ka pasur një super evolim në median digitale dhe sociale në lidhje me termin e të qenurit një blogger-e stili apo një influencueseje në Instagram, duke mos lënë hapësirë të kuptohet se cila prej këtyre të dyjave ka të drejtë të gjykojë vërtet botën e modës.

Shtatorin e kaluar disa nga editorët e Vogue hodhën poshtë termin ‘blogger’ duke thënë se ata janë fundi i zinxhirit për stilin, duke vënë në pikëpyetje këtë industri. A ka një ndryshim midis një influencueseje dhe një bloggere? Sigurisht.

Të dyja marrin shumë kredite nga media sociale dhe nga industria edhe përse bloggerat marrin kritika se nuk janë gazetarë dhe se influencuesit marrin kritika se nuk janë modelë sërish nuk mund të ngatërrojmë konceptet midis tyre na pëlqejnë ose jo pasi momentalisht janë dy terma që luajnë rol kryesor në insdustrinë e modës dhe medias.

Gjëja e parë e rëndësishme për të kuptuar është se: Ndërkohë që blogger-et konsiderohen edhe si influencuese për shkak të numrit të lartë të ndjekësve shumica e influencueseve në Instagram nuk janë blogger.  Tashmë të jesh një blogger është bërë diçka mjaft nomale, nëse je në një dhomë me 10 njerëz nuk është çudi të dallosh 1 blogger midis tuaj.

Po të jesh një influencuese çfarë kërkon nga koha e dikujt? Le të themi se ‘influencer’ është fjala e re për të thënë ‘It-Girl’ pasi janë njerëz që kanë fituar popullaritet vetëm nga statusi social që kanë. Janë njerëz që ftohen gjithmonë në festat më të bukura dhe kanë mjaftueshëm ndjekës sa për të krijuar të ardhura. Kjo kategori është kategoria që përcakton trendet pa i analizuar ato, pa shkruajtur për to ashtu si bëjnë blogger-et.