Charles Jeffrey hapi dyert e ekspozitës së tij të parë në Greenwich. Për një designer marka e të cilit filloi në pistën e kërcimit galeria e hapur në klubin Kaleidoscop është një realizim ëndrre.

Galeria e quajtur NOW është e rrethuar me ilustrime, statuja gjigande, zjarr dhe efekte grafike tejet të ve5anta. Rritur në një vend si Glasgow me ndjenja artistike ka bërë që Jeffrey të krijojë sense dhe ide të çuditshme për botën. Me anë të kësaj ekspozite designer-i arriti të reflektojë në udhëtimin e tij të dëri më tanishëm duke e titulluar ekspozitën: ‘The Come Up’.

Ka një pjesë interaktive në ekspozitë ku njerëzit mund tju shtojnë elementë skulpturave gjigande ndërkohë që janë duke vizituar hapësirën e krijuar. Artisti tha se kjo qasje do të shfaqë alter ego-n e vizitorëve.