Përbërësit:

  1. 2 vezë të plota
  2. 110 gr çokollatë
  3. 2 të verdha veze
  4. 55 gr sheqer
  5. 100 gr gjalp pa kripë
  6. 2 lugë gjelle miell
  7. pak gjalp dhe miell shtesë për kupat

Hapat:

Lyeji kupat me gjalp dhe miell që mos të ngjisin në furrë ( shkundi miellin e tepërt).

Shkrini çokollatën me gjalpin në banjo mari duke përzierë vazhdimisht.

Ndërkohë në një tas të madh përzieni vezët me sheqerin deri sa të zbardhen në ngjyrë dhe të trefishohen në masë

Përzieni

Masën e çokollatës me atë të vezëve dhe pasi të jetë bërë një masë homogjene shtoni miellin.

Ndajeni përzierjen në kupat e lyera me gjalp e miell dhe piqeni në furrë 235 gradë për 7 minuta.