Siç e dini tashmë, një nga gjërat që di të bëj më mirë është të testoj produkte. Shumica e tyre ndodh të mos japin rezultatet e shumëpritura, por ka edhe shumë që më bëjnë të besoj në mrekullira. Në qoftë se viti që lamë pas nuk ka qënë fatsjellës për ju në këtë aspekt, 2018-ta mund të jetë viti i lëkurës së pastër dhe të shëndetshme.

Nëse edhe ju ashtu si unë, jeni adhurues i maskave me mjaltë apo propolis blete, ky produkt është një must në rutinën tuaj. Vjen ne trajten e nje serumi, pak i trashe ne konsistence, perfekt për lëkura të thata. Për lëkurat e yndyrshme ose mikse mund të jetë pak i “bezdisshëm„ pasi ngjit pak në lëkurë, por nëse përdoret në rutinën e mbrëmjes, jep rezultate fantastike. Aftësia që ka për të hidratuar, përmirësuar dhe zbutur lëkurën, e bën këtë produkt ideal për përdorim të përditshëm.

Ky vit për mua, ishte viti i zbulimit të eksfolianteve kimik. Ka qenë dashuri me aplikim të parë dhe shpresoj të na zgjasë gjithë jetën :P. Eksfoliantet fizik, të njohur ndryshe si skrab (scrub), edhe pse të ndryshëm gjithmonë më kanë dhënë të njëjtin rezultat; një fytyrë të irrituar (pasojat e të cilës i vuaj edhe sot). Në ndryshim nga eksfoliantet fizik, eksfoliantet kimik janë më miqësor me lëkurën dhe japin rezultate më të shpejta dhe të dukshme. Ky produkt i Paula’s Choice, ka në përberje acid salicilik, i cili njihet ndryshe dhe si BHA (beta hydroxy-acid), dhe ka aftësinë të penetrojë brenda poreve të lëkurës dhe t’i pastrojë rrënjësisht ato. Është një nga të preferuarit e mi, sepse përvecse pastron poret në thellësi duke ulur mundësitë e shfaqjes së akneve, jep ndjesinë e një lëkure të hidratuar dhe plot shkëlqim. Personalisht nuk e përdor përditë, pasi kam lëkurë sensitive dhe rezultatet e përdorimit 1 herë në javë janë mëse të mjaftueshme për mua. Këshilla ime do ishte të përdorej një herë në javë nqs nuk keni eksperiencë me BHA, pasi është një acid i fuqishëm dhe mund të sjellë irritime.

Na ka ndodhur të gjithëve në periudha të ndryshme të jetës e sidomos në pubertet, të na shfaqen disa miq të paftuar të quajtur AKNE. Nëse të ndalosh shtimin e tyre duket një proces i komplikuar dhe që kërkon kohë, të zbehësh apo zhdukësh shenjat që ato lënë pas, duket një mision i pamundur. I këtij mendimi isha dhe unë, para se të mësoja më shumë për këtë përbërës magjik të quajtur Niacinamide. Niacinamide minimizon poret, ndihmon në zhdukjen/përmirësimin e rrudhave si dhe jep pamjen e një lëkurë të njëtrajtshme. Duke qenë se mund ta thaje pak lëkurën, mendoj që miksimi me serumin apo hidratuesin tuaj dhe përdorimi në rutinën e mbrëmjes, do ishte idealja. Nga përdorimi i përnatshëm (përvec mbrëmjeve kur përdor BHA ose AHA) , kam vënë re që disa shenja të vjetra që kam patur janë zhdukur, si dhe disa prej tyre jane zbehur dukshëm.

Të gjitha produktet e lartpërmendura ruajnë një vend special në zemrën time, por ky mbrojtës dielli është një nga zbulimet për të cilat ndihem më shumë krenare. Është pjesë e pandashme e rutinës time të mëngjesit, sepse përvecse bën më se miri punën e tij (mbron nga rrezet e dëmshme të diellit), ka aftësinë të qetësoje lëkurën si dhe ta hidratojë atje. Është perfekt për lëkurat sensitive dhe akneike, pasi ka në përbërje acid hialuronik, i cili hidraton lëkurën si dhe niacinamide, e cila ndihmon në zbehjen e shenjave të akneve dhe jep një pamje më të shëndetshme dhe të njëtrajtshme të fytyrës. Rekomandohet të riaplikohet cdo dy orë.