Një sallatë shumë e thjeshtë pranverore që do tju dhurojë një shije shumë të mirë për këtë sezon dhe tepër të shëndetshme. Mund ta shijoni si darkën tuaj të lehtë dhe është një sallatë që ju jep mundësinë edhe t’i shtoni salmon apo manaferra për shije shtesë.

Ingredientë:

  1. 1 tufë me spinaq të freskët
  2. Luleshtrydhe
  3. Gjysëm filxhani djath gorgonxola
  4. Gjysëm filxhani arra
  5. ¼ Filxhan uthull
  6. 2 lugë mjaltë
  7. ½ filxhan vaj ulliri
  8. Kripë dhe piper i zi për shije

 

Kombinoni spinaqin me luleshtrydhe-t, djathin gorgonxola dhe arrat në një tas të madh.

Shtoni uthullën dhe mjaltin të cilat duhet t’i kishit përzierë bashkë në një tas dhe vajin e ullirit duke i përzierë vazhdimisht.

Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës dhe përziejeni mirë sallatën përpara servirjes.