‘Ka pasur vetëm 12 playboy në botë – asnjë më shumë’ – thotë Gunter Sachs dashuria  multimilionere e Brigitte Bardot.  Në një nga setet më të famshme të historisë ne shohim portretin e Brigitte Bardot dhe Gunter Sachs, drejtuesi i kompanisë gjermane ‘Opel’, mashkulli i misterit dhe ‘ëomanizer’ historik. Jo vetëm kaq: një fotograf i talentuar, regjizor dhe një nga koleksionuesit më të mëdhenj të shekullit 20. Si mund të mos dashuroheshe me Sachs? Ai i prezantoi profiling e bukuroshes Brigitte, Andy Ëarhol dhe të dy ishin të magjepsur nga njëri tjetri.

Fotot ikonike të tyre lidhen rreth pushimeve të bëra në St. Tropez në 1966 atëhere kur Riviera Franceze ishte një shtëpi e dytë për milionerët dhe për shoqërinë e njohur.

‘Isha e hipnotizuar. Nuk kisha njohur asnjëherë një mashkull si ai. Ndihesha e çmendur, e lirë dhe në një aventurë të bukur’. – thotë Brigitte për marrëdhënien e tyre. Një histori që na kujton edhe filmin ’50 Shades of Grey’ ku Kristian shfaqet me helikopterë ashtu si helikopteri që kishte edhe Sachs.

Muaji i tyre i mjaltit u bë në Tahiti por martesa zgjati vetëm për 3 vite dhe u përfundua me një divorc miqësor. Të dy qëndruan besnikë ndaj njëri – tjetrit për shumë kohë. Një elegancë si ajo që ka Sachs, nuk mund të mungonte dhe gjesti romantik i dërgimit të një unaze diamanti në 10 vjetorin e divorcit të tyre.