Dizajneri i njohur Virgil Abloh i cili çoi çantën në bashkëpunim me Balenciaga në një nivel tjetër ‘FRAKTA’ tashmë po bashkëpunon me një nga kompanitë të cilat para një viti as nuk do të na shkonte në mendje se do të bëhej pjesë e kompanive më ‘cool’, pikërisht: Ikea. Abloh ka vendosur që rezultatet e bashkëpunimit t’i tregojë nëpërmjet ‘livestream’-it.

Të gjitha copat që ai ka krijuar për Ikea-n janë rreth formës triangulare, dyerve të kuqe dhe tapetëve me fjalën ‘BLUE’ dhe ‘KEEP OFF’ të cilat i ka postuar edhe si teaser-a në Instagram.