Atletët profesionistë nuk arrijnë të bëhen më të mirët aksidentalisht. Këkon shumë dedikim ,fokus -dhe kjo përfshin përqëndrim maksimal në atë që duan të arrijnë.

Andrea Pirlo asnjëherë nuk ka qenë lojtari më i shpejtë apo më i fuqishëm në fushë. Por ka arritur të qëndrojë në futboll deri në moshën 37 vjeçare dhe kjo nuk është pak.

Revista GQ ka pyetur Andrean se çfarë ndodhi me metabolizmin e tij pas moshës 30 dhe si ju përshtat ai. Andrea pas kësaj moshe ka ndryshuar edhe dieta e tij për tu përshtatur.  Rutina e tij filloi të afrohej në ditën e ndeshjes ku ai konsumon makarona me domate dhe djath disa orë përpara ndeshjes dhe konsumon në muajt e vapës pije energjitike ndërkohë më përpara ai pinte thjesht ujë.

Si një atlet që ka kaluar kohë në tre nga qytetet më të bukura në botë: Milano, Turin dhe New York ai zgjedh se ushqimin më të mirë mund ta gjesh në New York pasi të ofron më shumë varitete se dy qytetet e tjera.  Edhe përse në New York ai zgjedh të qëndrojë besnik i ushqimeve Mesdhetare me produkte të freskëta dhe vaj ulliri. Një ditë normale ndahet në tre vakte kryesore dhe asnjë snack midis. Për mëngjes konsumoj vetëm proshutë me lëng portokalli dhe një filxhan kafe. Ndonjëherë mund edhe të ndërroj proshutën me një omletë. Në drekë një sallatë mikse me salmon ose pulë dhe për darkë mish ose peshk duke qëndruar i thjeshtë.

Kur nuk jam në sezon ndeshjes nuk ja privoj vetes kënaqësinë e të shijuar çdo gjë.