Epo fillimisht shkenca thotë se e gjithë shija ndodhet në mendjen tonë. Vërtet është kështu? Shumë studime tregojnë se për të njëjtën cilësi birre – njerëzit thonë se shijon më mirë në një shishe.

Studimi që u bë ishte shumë interesant:

Fillimisht 151 pjesëmarrësve ju dha të provonin birrë nga shishe dhe kanaçe, pa ju thënë se birra ishte nga e njëjta kompani me të njëjtën shije. Shumica e pjesëmarrësve thanë se birra në shishe ishte më e mirë. Më pas studiuesit e hodhën birrën në gota plastike dhe i thanë gjithësecilit ta provonte atë dhe të zgjidhte sërish.

Kur studimi vazhdoi me shijimin pa parë imazhin e shishes apo kanaçes shumë pjesëmarrës zgjodhën se birra e hedhur në gotë plastike që më parë kishtë qenë në një kanaçe shijonte më mirë se ajo nga shishja.

Rezultati i parë ishte se nga pamja e parë 61 % e  pjesëmarrësve zgjidhnin birrën nga shishja, 11% e tyre zgjidhte birrën nga kanaçja dhe 27% mendonin se ishte e njëjta shije. Më pas kur ju duhej të provonin të njëjtën birrë nga një gotë plastike më shumë se 45% të pjesëmarrësve pa e ditur zgjodhën birrën nga kanaçja dhe 41% zgjodhën birrën nga shishja.

Pra në konkluzion del se zhveshur nga çdo paketim i mundshëm njerëzit e humbisnin gjykimin për birrën në momentin kur pamja e jashtme ishte neutrale, pra çdo gjykim ishte psikologjik!