Kemi një lajm për ju, dhe mos na falenderoni menjëherë! Resorti ‘Weeki Wachee Springs State Park’ (goxha emër për të pasuar këtë pozicion pune), është duke punësuar SIRENA me kohë të plotë. Ky park fillimisht i hapi dyert e tij në 1947, dhe është një park me 400-vende nën ujë ku sirenat performojnë për vizitorët.

Parku pret më shumë se 50 gra për të qenë pjesë e audicioneve, pozicioni duket se është shumë i vështirë pasi pritet të përfundosh  metra të tëra noti nën ujë – të performosh atje dhe të bësh lëvizje akrobatike.

Sipas drejtuesve të resortit në audicion testohet se sa në rehat duken vajzat pas xhamit,ne mendojmë se vetëm rehat nuk mund të ketë atje!