Carly Chaikin, jashtë setit të filmave dhe serialeve që ajo organizon është piktore që i lë përshtypje të gjithëve. 28 vjeçarja e njohur më së shumti nga drama ‘Mr. Robot’ ku luan tre sezone si Dralene është një nga piktoret moderne më të njohura.

Me një kafe te ftohtë në dorë, Chaikin ecën në dhomën e saj plot me piktura në vaj të inspirimin për të cilat e merr nga një botë jo-fizike. Ajo asnjëherë nuk pikturon njerëzit që njeh dhe asnjëherë nuk përzgjedh një pikturë të preferuar.

Arti që atë e frymëzon më shumë është fotografia prandaj studio e saj është e mbushur nga foto të Bob Dylan – të kapura nga Don Hunstein, fotografi i njohur Kolumbian. Bob Dylan është një nga frymëzimet më të mëdhaja të Carly.

Piktura është si një formë terapie për të, ku çdo imazh dhe anë kreative që ka në mendje mund të jetë imazhi që do të hedhësh me ngjyrat më të bukura duke kaluar një pasdite qetësuese. Piktori i saj i preferuar është Dali dhe ajo asnjëherë nuk do të krahasonte aktrimin me pikturën, pasi të dyja i sjellin një lloj tjetër frymëzimi.