Tashmë 60 vjeç, Madona njihet për një jetë shumë aktive me muzikë cilësore, një po star në rritje. Ne kemi përzgjedhur disa nga hitet e saj më të njohura për të treguar jetën e saj nëpërmjet muzikës

Like a Virgin (1984)

Një nga këngët më të njohura të karrierës të saj është ‘Like a Virgin’ e cila e përcaktoi si një artiste të njohur në treg dh ena dha të gjithëe një shije të guximit të saj. Performanca që ajo bëri në MTV për këtë këngë është konsideruar ndër më ikoniket në botën e shoëbiz.

Material Girl (1984)

https://youtu.be/DNSUOFgj97M

Kënga ‘Material Girl’ është një nga himnet e viteve 80 – duke krijuar një imazh që e ktheu Madonën edhe në një ikonë mode. Të dyja këngët ishin provokuese dhe ironike ashtu si Madona thoshte se nuk ishte. Ajo nuk ishte materialiste dhe e virgjër, por dukej se fjalët e këngëve kthyen gjithë sytë tek ajo.

Live to Tell (1989)

Live To Tell tregon një moment shumë të rëndësishëm për Madonën pasi ishte momenti kur ajo ishte shumë e dashuruar me aktorin Sean Penn me të cilin u martua në 1985.

Vogue (1990)

Një tjetër hit i të gjitha kohërave të saj është Vogue, një këngë dedikuar arratisjes që shtyu ecurinë e muzikës disco. Video bardhë e zi ishte krijim i artistit David Fincher, i cili ishte i apasionuar pas stilit retro.

Don’t Cry For Me Argentina (1996)

Kënga cover që Madonna riktheu nga Evita ishte një tjetër sukses i madh i yllit. Madonna ishte pjesë e filmit Argentine dhe po mendonte të bashkohej edhe me aktorët e trupës. Në të njëjtin vit, ajo u bë edhe nënë me vajzën e saj Lourdes.

Hung Up (2005)

Kënga Hung Up ishte një odë për muzikën pop të viteve 80’ ku popullariteti i saj kishte rënë. Kënga shënoi fitore në Billboard Hot 100 dhe u kthye në këngën top dance të dekadës. Sigurisht, ishte Madonna!

Bitch I’m Madonna (2015)

Nga albumi i saj Rebel Heart, Madonna publikoi hitin e saj së bashku me Nicki Minaj. Shumë kritikë ishin kundër kësaj kënge por ajo thjesht tregoi se mund tja dalë të jetë përgjithmonë qejf pasi … Bitch She is MADONNA!