Në vitet e fundit kemi pare shumë rikrijime te një numri të madh veprash arti, duke na sjellë çdo herë një frymë të re tek një vepër shumë familjare për ne. Qëllimi i çdo rikrijimi është i ndryshëm nga njëri-tjetri, duke sjellë ide dhe detaje të cilat mbase nuk ishin menduar më parë. Elle Brazil zgjodhi këto vepra me idenë që, arti është antidoza për negativitetin ne jetë.

Revista ftoj personazhe të njohur botërisht me origjinë braziliane për të ndihmuar me rikrijimin e këtyre veprave. Personazhet e zgjedhur ishin: aktoria Sonia Braga, që rikrijoj të famshmen Mona Lisa nga Leonardo da Vinci, duke përfaqësuar bukurinë e pavdekshme.

Feminiliteti i shfaqur në veprën “Birth Of Venus” të Sandro Botticelli mori jetë nga modelja transeksuale Lea T. Love.

Duke vazhduar me “The Kiss” me aktorët Tais Araujo dhe Lazaro Ramos, që mbajnë njëri-tjëtrin të mbuluar me ar.

Revista përcolli një kontrast të madh me “The Scream” të Edëard Munch, që u rikrijua nga legjenda e teatrit brazzilian Jose Celso Martinez Correa , duke përcjellë gëzim në vend të frikës.

Piktura e kompozitorit Caetano Veloso, që i bën homazh “Joiners” të David Hockney, simblizon lëvizjen dhe perspektivën që arti sjell në jetë.