Koleksioni i të Britanikut – Green është një nga koleksionet që u mirëprit më mirë në javët e modës të këtij viti. Nëse bota e modës thotë ‘unë’, Craig po thoshte ‘ne’ dhe përshkruhet si një nga zgjidhjet më të mira që ai dha duke shpjeguar lidhjet e tij me veshjet.

Ai bashkoi koleksionet e meshkujve dhe të femrave duke e kthyer modën në diçka më uniform dhe tradicionale, dhe duke mos u bazuar në kthimin e elementëve nga vite të tjera.  Si brand, ai po përpiqet të sjellë një siluetë dalluese e cila ka formën e uniformës por stil dhe fokusohet në dizanjin e pastër dhe dëshirën e madhe për të bërë rroba që realisht mund të vishen.

Interesi në punën klasike, ka qenë diçka që e ka frymëzuar Craig duke filluar nga uniforma si hidraulikët apo infermieret të cilat bëjnë këto zgjedhje në përditshmëri. Ai thotë se kjo gjë e bëri të fillonte shkollën e modës dhe jo revistat e modës pasi kurrë nuk bleu një të tillë.

Kualiteti i veshjeve nga Green arriti një audiencë shumë të gjërë sidomos pasi u përzgjodh edhe nga Kendrick Lamar në turin e tij DAMN. Tashmë edhe Drake është një nga klientët e tij.