Kur fjalimet e Ted ndodhin, bota dëgjon.

Ndër mijëra tematikat që ofron ky organizimin i mirënjohur. Sot kemi planifikuar të sjellim tek ju më të mirat e bisedave që do tju bëjnë një njeri më të mirë, sigurisht nëse jeni të gatshëm që shpesh herë të dëgjoni të vërtetën.

  1. How To Stop Screwing Yourself Over

Video e parë është fjalimi i Mel Robbins që flet për rastet kur personaliteti impulsiv është gati por ti nuk mer asnjë aksion për të përfunduar idenë tënde, dhe i gjithë mundi bie poshtë.

Robbins ndan me ju idenë e saj se përse dhe çfarë po ju ndalon që të arrini objektivat që dëshironi.

  1. The big secret nobody wants to tell

Ky Ted Talk i realizuar nga Bruce Muzik flet për faktin se shpesh herë edhe nëse ke arritur gjithçka që do, ti mund te ndihesh bosh brenda vetes. Ai ndan historitë e tij personale në të cilën kryesorja është ndërmarja e veprimeve.

  1. Programming Your Mind for Success

    Carrie Green flet për faktorët që mund tju ndalojnë që të arrini objektivat që dëshironi. Mund të jetë frika, pengesa apo sasia e ulët e motivimit.

Ajo thotë, se si të paturit një mendje negative mund tju vendosi limite dhe tju bëjë të humbisni mundësi të mëdhaja. Sipas Carriet, mendja mund të stërvitet drejt suksesit.

  1. The Psychology of Self-Motivation

Scot Gellers flet për fuqizimin e vetvetes në përmbushjen e detyrave kur ke kohë dhe resurse të limituara. Ai thotë se çdo gjë mund të ndryshojë nëse ti mëson si të vetëmotivohesh çdo ditë.

Ka tre pyetje që duhet t’i bësh vetes për tu ndjerë i motivuar dhe në ndjekje të asaj që do në jetë.

  1. My Philosophy for a Happy Life

Sam Berns ndan analizat e tij me fakte që mund t’ju sjellin lumturinë në jetë. Ai flet për rëndësinë e gjërave dhe aspekte të jetës që shpesh mund t’i harrosh.

Ai gjithashtu ndan momente të jetës së tij megjithë vështirësitë që ka kaluar prej sëmundjes Progeria. Sëmundje e cila nuk nuk e ka ndaluar të jetojë me ëndrra.