Jeni të lodhur duke pritur që Rihanna të postojë çdo foto të koleksionit të saj të ri Savage x Fenty? Nëse po, sigurisht që nuk jeni vetëm. Fansat e Riri-t kanë shumë ditë që mezi presin të shohin këtë koleksion i cili u lançua në mesnatë.

Kryesorja, përveç story-ve të pafundme që keni parë, është të zbuloni se si duket në shitje ky koleksion çmimet e të cilit le të themi janë deri diku të përballueshme.