Ahh Marilyn! Një fustan kokteil-esh i bardhë mjaftoi për ta kthyer në një nga personazhet më ikonikë të historisë. Përgjatë karrierës të saj si yll kinemaje, ajo pati fuqinë të shëndrrote imazhin e saj në një nga figurat më të admiruara të Hollywood-it.

Në kulmin e famës të saj, fotografi Milton Green (i njohur si fotografi i fotove të para me ngjyra) kapi yllin e kohës në një performancë para kamerës që vetëm ajo mund të bënte.  Përgjatë viteve ai grumbulloi një arkivë me mbi 3000 imazhe të Marilyn, duke përmbledhur disa prej tyre në ekspozitën ‘Up Close with Marilyn: Portraits by Milton H.Greene’.