Gjithmonë është me shumë rëndësi që zgjedhja që bëjmë për frutat dhe perimet të jetë e shpërndarë sipas sezonit kur ato kanë momentin e tyre më të mirë. Të gatuash me fruta të sezonit do të thotë të zgjedhësh më të freskëtat dhe Prilli është një muaj shumë i mirë.

Fillimisht ne ju sygjerojmë të blini produkte locale pasi janë më pak të dëmtuara dhe më natyrale, në rast se këto fruta nuk ekzistojnë në vendin tuaj, gjeni dyqanin apo vendin që bën eksportin më të mirë.

Ja lista e frutave dhe perimeve të sezonit dhe muajit Prill:

  1. Artichoka
  2. Arugula
  3. Fasule
  4. Qepët e njoma
  5. Lakër
  6. Lime
  7. Rrepët
  8. Sallatë jeshile
  9. Papaya
  10. Luleshtrydhe
  11. Spinaq
  12. Portokalli
  13. Rukola

E preferuara e këtij muaji në gatim le të themi ngelet luleshtrydhja – e cila ka më së shumti vitaminën C edhe më shumë se Portokalli. Luleshtrydhet përveç shijes së tyre janë edhe antioksidantët perfektë të cilat ulin rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Në muajin Prill është e mira që të përqëndroheni në perime të cilat kanë gjethe jeshile pasi është edhe periudha e ndrrimit të energjisë tonë, dhe perimet gjethe-jeshile ndikojnë në këtë energji pozitivisht.