http://www.danshutt.co.uk/

Përshëndetje Daniel, Daily Taste të falenderon që i bashkohesh komunitetit tonë me këtë intervistë, dhe mezi presim të dëgjojmë më shumë për ‘Washed by The Moon’

  1. Fillimisht do të dëshironim të denim pak më shumë për ty. Ku banon dhe cilat janë disa nga momentet kycce në jetën tënde lidhur me kinematografinë?

    Unë kam lindur në Gjermani, por kam jetuar në Londër duke bërë muzikë. Kur dëgjova fillimisht ‘Janinës Ci Panë Sytë’ në 2015 unë lashë Londrën për të fluturuar drejt Shqipërisë dhe për të dëgjuar këtë muzikë. Nuk kam bërë asnjë punë filmike për përpara, por jam rritur rrethuar nga miq të talentar me shumë eksperiencë në botën e regjizurës dhe fotografisë. Të gjithë përdornin filmin 16 dhe 35 mm, kështuqë kjo ishte edhe zgjedhja ime për ‘Washed by the Moon’. Një traditë poetike, meriton formatin më poetik të mundshëm.

  2. ‘Muzikë, iso-polifoni dhe një kulturë unike e Jugut të Shqipërisë’, përse zgjodhe këto fjalë për të përshkruar Shqipërinë, çfarë e bëri këtë vend kaq interesant për ty?

    Familja ime lëvizte shpesh qytet kur unë isha fëmijë, kështuqë asnjëherë nuk u rrita në një vend. Si rezultat, nuk ndihesha i lidhur me asnjë lokacion, dhe gjithmonë ndihesha si individ i vetëm. Gjithsesi, me Shqipërinë ndjeva një lidhje shumë të fortë, pa e ditur përse. Disa nga gjërat që pëlqej përfshijnë faktin se të gjithë duket se dinë shumë mbi vendin e tyre – ne shkuam në mal me përkthyesin tonë dhe të gjithë dinin çdo toponim vendi dhe fakte historike. Duket se të gjithë këtu në Shqipëri mund të njëjtën gjë dhe të kenë influencë mbi vendin e tyre, dhe janë shumë afër me identitetin e këtij vendi. Mbase unë po kërkoj këtë gjë – mbase duhet të kisha lindur Lab.

  3. Sa kohë morri krijimi i ‘Washed by the Moon’? (Duke konsideruar udhëtimin, planin, filmimin)

    Filluam filmimin në Dhjetor 2016 dhe përfunduam në Nëntor 2017. Shumica e planifikimit ndohi në Britani pasi nuk kisha asnjë njohje në Shqipëri dhe nuk mund të flisja gjuhën. Shpenzova më të shumtën e verës 2017 në Vlorë dhe rashë në dashuri me këtë vend. Këngëtarët janë subjekti i dokumentarit dhe ishin shumë profesionalë duke më bërë punën më të lehtë me realizimin. Nëse do e dija ekzaktësisht se çfarë doja të arrija në Dhjetor 2016, do të mund ta kisha realizuar edhe më herët. Përveç kësaj, më duhej edhe të kurseja për realizimin e filmit.

  4. Cili është momenti më i veçantë gjatë këtij udhëtimi në Shqipëri?

Gjatë udhëtimit tim të parë në 2016, ne u njohëm me Vullnet Silaj dhe pjesën tjetër të Grupit Lab për herë të parë në ‘Muzeun e Pavarësisë’ në Vlorë. Unë po prisja me padurim të dëgjoja muzikë iso-polifonike në jetën reale dhe kënga e parë që grupi performoi ishte ‘Labëri Larë në Hënë’ drejtuar nga Golik Jaupi. Isha ulur përballë Golikut gjatë performancës dhe ishte moment që më mbushi sytë me lotë – filluam të filmonim menjëherë, dhe nuk mund të përqëndrohesha sa duhej pasi doja ta shijoja çdo sekondë. Në asnjë moment jeta ime nuk ka lëvizur në atë mënyrë.

  1. A provove në ndonjë moment të këndoje vetë një këngë iso-polifonike?

Grupi im përbëhej nga: kinematografi Isaac Eastgate, fotografi Bruce Collies dhe përkthyesi Realdo Silaj. Përgjatë ditëve që filmonim, shkonim për drekë pas punës. Siç dihet, në tavolinë është vendi më i mirë për të kënduar këngë polifonike dhe ne e mundëm turpin duke u përpjekur të këndonim së bashku me grupin. Tashmë unë di tekstin e këngës ‘Te Maja e Pashkelur’ dhe kam praktikuar ‘Janinës ci panë sytë’ si këngët e ‘dushit’ për 3 vite tashmë.

  1. Cilat janë pritshmëritë e tua përkundrejt ‘Washed by the Moon’ për 2018 dhe kush po të mbështet në këtë nismë?Vendosa ta krijoja këtë film – filmin e vetëm që kam realizuar – për të eksploruar dhe për të shpërndarë muzikën iso-polifonike me sa më shumë njerëz të mundem. Edhe përse kjo mund të ishte bërë nëpërmjet radios dhe audios, mendoj se pamjet, kostumet dhe kualitetit kinematografik i Shqipërisë, dhe njerëzit e bëjnë këtë eksperiencë shumë më shumë se thjesht audio. Ky film do të më shoqërojë përgjatë disa festivaleve filmi përreth botës këtë vit, dhe synoj ta shpërndaj në sa më shumë media të jetë e mundur në Shqipëri dhe Kosovë. Deri më tani kam arritur të prodhoj gjithçka vetëm, pa asnjë fond apo sponsor. Duke falenderuar grupin tim, menaxhuam që të bënim një dokumentar të plotë me një buxhet të vogël, dhe tashmë dua të sigurohem se do të ndiqet nga shumë njerëz. Do të paguaj edhe kinematë vetëm, nëse do të jetë nevoja.
  2. Pyetja finale, por sigurisht që Daily mikpret bashkëpunime të mëtejshme me ju:
    Cilat janë planet e tua për të ardhmen në botën e rregjizurës dhe a është ndonjëri prej tyre lidhur me Shqipërinë?

Nuk duhet të pritet me doemos që të prodhoj një film të dytë, pasi unë nuk pres të më godasë një ide ashtu si e para. E di që ende ka shumë për të eksploruar në Shqipëri, edhe përse, tani jam i interesuar mi legjendat e Veriut. Do të doja të kaloja kohë edhe duke kuptuar historitë e këngëtareve Shqiptare. Një peng i mbetur është që nuk arrita dot të përfshija më shumë gra gjatë realizimit të Washed by the Moon – kjo do të rregullohet në të ardhmen.