Padyshim për ata që dinë tashmë të gatuajnë gjërat nuk kanë ndodhur sa hap e mbyll sytë : ka pasur shumë prova, dështime, receta të shkuara dëm…Në rregull, e pranojmë, gatimi ndoshta nuk është për çdokënd por të gjithë duhet të dinë të paktën si të gatuajnë ushqime të thjeshta për veten e tyre. Më poshtë po ju sugjerojmë disa receta jo të vështira për të gjithë fillestarët.

 

  1. Pica-pite të shoqëruara me sallatë

Kjo është një recetë mjaft e thjeshtë për ata që nuk arrijnë të mbarojnë dot asnjëherë një picë të tërë ! Përdorni pite prej gruri dhe vendosni mbi to salcë picash (ose edhe salcë makaronash nëse dëshironi), djathë, pak hudhër pudër, piper, speca të kuq dhe rigon. Vendoseni në furrë dhe lëreni të piqet për rreth 5-6 minuta në temperaturën 200 gradë, derisa djathi të jetë shkrirë. Shoqërojeni picën me një sallatë të thjeshtë.

 

  1. Tako të buta me pulë

Mënyra më e shijshme për të gatuar këtë recetë të thjeshtë është të vendosni mishin e pulës – të përzjerë me kripë, piper dhe pak limon – në një skarë. Lëreni të piqet 5 min nga secila anë. Ndërkohë që mishi i pulës është duke u pjekur, përgatisni përbërësit e tjerë : prini në copëza të vogla domatet, pak lakër dhe majdanoz, grini djathin tuaj të preferuar dhe sipas dëshirës mund të përdorni salcën pikante salsa, krem djathi apo guacamole.

Më pas përgatisni pitet tortilla (që i gjeni të gatshme) dhe vendosini ato në mikrovalë për rreth 30 sekonda – kujdes kur t’i nxirrni sepse do të jenë të nxehta. Në fund mbushni takon me ingredientët e mësipërm, duke vendosur si fillim pulën, më pas perimet e prera dhe si përfundim salcën që dëshironi.

 

  1. Sallatë vjeshte

Sallata është gjithmonë një recetë mjaft e thjeshtë për t’u gatuar por përse mos e bëjmë pak më interesante duke i shtuar disa fruta të thata, perime të freskëta dhe arra ? Sallatës jeshile shtojini copëza molle, dardhe, kikirkë të pjekur dhe bacon. Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe disa fara lulëkuqe dhe djathë – feta ose gongorzola – të grirë.

 

  1. Biftek dhe patate të pjekura
Steak Potatoes and Beans. Castel de Paolis:: Campio Vecchio 2007 (wine) Shot at
Osteria di San Cesario Via Filippo Corridoni:: 60- 00030 San Cesareo (RM) T: 06 9587950 www.osteiadisanesario.it

Nëse jeni një person që pëlqeni mishin dhe patatet, atëherë nuk ka recetë më të mirë për ju sesa biftek dhe patate të pjekura.

Fillojeni nga patatet sepse kërkojnë më shumë kohë për t’u gatuar. Me një pirun, bëni rreth 8 vrima tek secila prej patateve dhe vendosini në furrë të piqen në një temperaturë 180 gradë për gati 1 orë.

Ndërkohë marinoni biftekun me vaj ulliri, kripë dhe piper nga të dyja anët dhe lëreni të skuqet për disa minuta, në varësi të trashësisë së tij. Pasi të jetë skuqur lëreni disa minuta të ftohet në pjatë. Në fund vendosni edhe patatet në pjatë, të cilave mund t’i shtoni pak gjalpë dhe kripë.

 

  1. Mëngjesi për darkë

Edhe nëse nuk ia keni shumë idenë gatimit, të paktën duhet të mësoni se si të gatuani një mëngjes të thjeshtë : vezë, bacon, bukë të thekur dhe fruta.

Vendosni disa copëza bacon në një tigan në temperaturë mesatare dhe lereni të skuqet për rreth 5 minuta. Më pas kthejeni nga ana tjetër dhe lereni për rreth 3 minuta të tjera. Vendoseni në një pjatë pasi të jetë përfunduar. Më pas skuqni 2 vezë (mund t’i skuqni në të njëjtin vend që keni gatuar bacon, në këtë mënyrë vezët marrin shijen e tij ose mund t’i skuqni thjesht me gjalpë). Hidhni në to kripë dhe piper dhe vendosini në pjatë, së bashku më copëza frutash sipas dëshirës. Shoqërojeni këtë vakt me bukë të thekur.