Jemi në 2018, gjithmonë të rrethuar nga teknologjia: celularët apo laptopët tanë gjatë gjithë kohës por sërish ka njerëz që i pëlqejnë të dhënat kryesore që marrin gjatë ditës të shkruajta dhe të organizuara me shkrim.

Estetikisht, gjithmonë është e vështirë të organizosh shënimet pasi gjithmonë përfundojnë duke u dukur si zhgarravina dhe gjithë mundi yt ka shkuar kot. Ne do të përpiqemi tju ndihmojmë në këtë pjesë në mënyrë që të paktën të arrini të lexoni shënimet tuaja pasi i merrni ato.

Nëse jeni duke marrë shënime në të njëjtën ngjyrë do të ndihmonte të përdornit ‘highlight’ një ngjyrë të vendosur mbi shënimet kryesore apo titujt e shënimeve tuaja. Përdorni ngjyra të ndryshme për rëndësi të ndryshme të shënimeve. Psh ‘terma’ me ngjyrë të kuqe dhe ‘tituj’ me ngjyrën e verdhë.

Skicat janë një tjetër ndihmë për organizimin e shënimeve tuaja, edhe nëse nuk ndiheni si piktor të lindur sërish përdorimi i shigjetave, rrathëve apo skicave minimaliste do tju tërheqë vëmendjen kur të lexoni sërish shënimet dhe tju forcojë memorien për atë që keni shkruajtur. Përpiquni që skicat ti bëni sa më të thjeshta dhe jo të ngarkuara.

Blloku që ju zgjidhni për të organizuar shënimet tuaja gjithashtu është një pikë kyçe nëse ju dështoni ose jo me të qenurit të organizuar. Kur të zgjidhni bllokun tuaj të ardhshëm pyesni veten nëse jeni një njeri që ju ndihmon të keni vija në bllok apo një njeri që ju ndihmon të keni një faqe të bardhë për shënimet tuaja. Zakonisht blloqet me katrorë, nuk do të jenë ndihmë që shënimet tuaja të jenë lehtësisht të lexueshme. Ka shumë lloje blloqesh që mund të zgjidhni, sigurohuni që të jetë i përshtatshëm për përdorimin që ju e doni.