ëshironi të kaloni disa pushime ndryshe këtë verë? Ndoshta duhet të mendoni të udhëtoni pak më afër se zakonisht, një mundësi shumë e mirë do të ishte të eksploroni Ballkanin dhe thesaret e fshehura të tij.

Që nga ishujt e Kroacisë e deri tek liqenet e Bullgarisë këto janë disa nga destinacionet që ne ju sygjerojmë të vizitoni si thesaret e Ballkanit.

  1. Ohër, Maqedoni

Besoj një vend që shumë pak nuk e kanë vizituar ende. Ohri është një vend fantastik për të kaluar pushimet e verës por edhe gjatë dimrit është një mrekulli. Ky qytet ka rreth 360 kisha – një për çdo ditë të vitit. Qyteti është shtëpi e liqenit më të thellë të Europës, liqenit të Ohrit; një kulturë e UNESCO.

  1. Virpazar, Montenego

Montenegro njihet për plazhet e tij përrallore, por kjo përzgjedhje nuk bën pjesë në plazhet e fshehura të tij. Virpazar është një vend i vogël në liqnin Skadar pranë qytetit të Barit, 15 km larg vijës së detit. Përgjatë pranverës dhe verës, shumë pak turistë që e zbuluan këtë vend magjik erdhën dhe vizituan pamjet e jashtëzakonshme të Virpazarit.

  1. Lastovo, Kroaci

Kroacia është e njohur për ishujt dhe plazhet e tij. Gjithsesi, sikundër Montenegro edhe Kroacia ka një ishull si një thesar të fshehur. Fillimisht Lastovo ka qenë një nga bazat ushtarake të Jugosllavisë, dhe prandaj është e izoluar dhe e mbrojtur nga pjesa tjetër e vendit. Sot, ishulli është i hapur për turistë dhe është një nga ishujt e mbrojtur të Kroacisë.

  1. Liqenet Rila, Bullgari

Vendosur rreth një orë larg kryeqytetit Sofia, liqenet Rila janë ndër më të preferuar për hiking në Europë. Malet Rila janë shtëpi për shtatë liqene glacier të cilat kanë një pamje të mrekullueshme. Të shtatë këto liqene rrethohen nga maja me 2,500 m të lartë.

  1. Ujëvarat Mostar dhe Kravice, Bosnia & Herzegovina

Mostar është një qytezë e vogël por shtëpi për një urë të vjetës nga e ka marrë dhe emrin. Kjo urë është një symbol ikonik i Yugoslavisë. Ishte ky vvend ku u bombardua shumë prej Bosnies dhe 30 minuta larg tij ndodhen Ujëvarat e Kravice-s të cilat janë thesare të fshehura magjike.

  1. Sibiu, Rumani

Bukureshti është kryeqyteti dhe vendi më i rëndësishëm i Rumanisë, por Sibiu është padyshim kryqyteti i kulturës. Qyteti është një miks i kohës mesjetare me modernen me rrugë të ngushta të adhurueshme dhe arkitekturë shumë të bukur. Sibiu është i vendosur në Transilvani, vendin ku ka prejardhjen dhe konti Drakula.

  1. Predjama, Sloveni

Kështjella Predjama është një kështjellë vendosur në një kodër 9 km larg vendit turistik Postoina Cave. Kjo copëz e mrekullueshme, misterioze arkitekture dominon gjithë peisazhin. Është 123 m e gjatë dhe 800 vjeçare. Është kështjella më e madhe brenda një shpelle shpallur e tillë edhe nga Guinness.