Të gjithë ndihemi të pasigurt në momentin kur edhe e ardhmja jonë ndihet e tillë. Si erdha deri këtu, çfarë do të dëshiroja të bëja ndryshe e si do të mund të marr vendimet e mia? Këto pyetje, sidomos kur je në një moshë kritike për vendimet që duhet të marrësh, na ndikojnë edhe në humorin e përditshëm. Për këtë arsye, Daily Team u përpoq të gjente një mënyrë për të ‘shpëtuar’ lexuesit tanë nga ky shqetësim.

Përgjigje? Harta e jetës!

Me një emër pak intrigues, harta e jetës edhe sipas psikologëve të psikologjisë pozitive si Prof. Martin Seligman do të ndihmojë që të vendosim me një mendje të qartë, dhe do të jemi të surprizuar nga arritjet tona. Harta e jetës mund të mendohet si një plan i fokusuar në një projekt që ju inspiron vërtet. Ka shumë mënyra si mund të krijoni hartën tuaj.

Ne po tregojmë dy mënyrat më efiçente dhe të thjeshta për tja filluar.

  1. Sipas Darling Organization

Sipas autores Sarah Dubbeldam hapat që duhet të ndiqni janë:

  1. Vizatoni një linjë të drejtë në një copë letre
  2. Vizatoni sekuencat positive të jetës tuaj duke lakuar vijën me drejtim lart. Psh: Një moment kur dikush ju ka inspiruar në jetë.
  3. Në të njëjten mënyrë vizatoni edhe për eksperiencat negative. Psh: Fundin e një lidhjeje.
  4. Shpërndaheni hartën tuaj me një mik apo partner duke folur për momentet në jetë që kanë krijuar personalitetin tuaj. Mund edhe të analizoni situata të ndryshme për të parë si keni arritur ku jeni.
  5. Sipas Oprah.com

Sipas faqes zyrtare të Oprah, ku flitet edhe për ndërtimin e hartës të jetës mënyra që ju mund të përdorni janë revistat e vjetra. Kjo mënyrë më së shumti ju ndihmon që të arrini objektivat e vendosur.

  1. Mblidhni revista dhe katalogë
  2. Prisni nga revistat foto apo fjalë që ju japing ndjesi positive apo negative
  3. Vendosini këto fjalë dhe imazhe në një board të madh
  4. Bëjini vetes pyetje se përse zgjodhët këto imazhe dhe si mund të përmirësohet ky board në të ardhmen tuaj.
  5. Përgjigjet e pyetjeve që do të bëni diskutojini me një mik në mënyrë që të siguroheni për vendimet tuaja.

Ju ndihmuam? Na tregoni se si po e plotësoni hartën tuaj në @dailytaste